LAJMI I FUNDIT:

WhatsApp po punon për një mënyrë që të riktheni mesazhin që keni fshirë gabimisht

WhatsApp po punon për një mënyrë që të riktheni mesazhin që keni fshirë gabimisht

A keni fshirë ndonjëherë një mesazh që nuk e kishit për qëllim ta fshini pikërisht atë, apo keni zgjedhur imazhin e gabuar për ta fshirë?

Epo, WhatsApp thuhet se po punon për një rregullim që do t’i lejojë përdoruesit të rikthejnë po ato mesazhe që i kanë fshirë aksidentalisht, transmeton Telegrafi.

Kompania ka lansuar një opsion zhbërjeje apo ‘undo’ për disa përdorues në një version beta të aplikacionit.

Kur këta përdorues fshijnë një mesazh, një shiri me një buton ‘undo’ shfaqet në fund të ekranit të tyre. Kur klikohet butoni, mesazhi rikthehet.

Krahas veçorive të tjera në tubacionin e testimit – si editimi i mesazheve dhe ruajtja e bisedave në zhdukje – opsioni ‘undo’ mund të gjejë rrugën për të përfunduar te përdoruesit e rregullt të aplikacioneve.

Por nuk ka asnjë garanci në këtë fazë, sipas uebsajtit të teknologjisë Android Police.

Përveçse kjo ju ndalon të shkruani përsëri të njëjtin mesazh që keni fshirë gabimisht, funksioni do të ndihmonte përdoruesit që kanë zgjedhur aksidentalisht butonin ‘Delete for me’ në vend të asaj ‘Delete for everyone’ në një bisedë në grup.

Të qenit në gjendje për ta rikthyer at mesazh do t’ju lejojë juve që pasi ta ktheni ta fshini siç duhet. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Teknologji
Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Teknologji
Përdorues të shumtë të Windows nuk do të pajisen me përditësimin e ri të Google Chrome

Përdorues të shumtë të Windows nuk do të pajisen me përditësimin e ri të Google Chrome

Teknologji
YouTube po teston një veçori që ju lejon të kaloni më shpejt te pjesët interesante të një videoje

YouTube po teston një veçori që ju lejon të kaloni më shpejt te pjesët interesante të një videoje

Teknologji

"Zbuloni botën e re të Inovacionit” - Tech Park Prishtina, hapja zyrtare më 12 tetor, Çavolli jep detajet

Teknologji
Ninja, ‘streameri’ amerikan diagnostikohet me melanomë – një formë e kancerit të lëkurës

Ninja, ‘streameri’ amerikan diagnostikohet me melanomë – një formë e kancerit të lëkurës

Teknologji
Kalo në kategori