LAJMI I FUNDIT:

WhatsApp bëhet me shirit të ri navigimi për përdoruesit e pajisjeve me sistem operativ Android

WhatsApp bëhet me shirit të ri navigimi për përdoruesit e pajisjeve me sistem operativ Android

WhatsApp është bërë me një shirit të ri navigimi të vendosur në pjesën e poshtme, i cili do të jetë i disponoheshëm për përdoruesit e pajisjeve me sistemin operativ Android.

Shiriti i ri i navigimit ka zëvendësuar atë të vjetrin, i cili ndodhej në krye dhe që kishte katër skeda, Komunitetet, Bisedat, Statusi dhe Telefonatat, transmeton Telegrafi.


WhatsApp thotë se shiriti i ri i navigimit është “më afër gishtave të mëdhenj dhe më i lehtë për sytë”, dhe gjithashtu ka katër skedat e lartpërmendura.

Megjithatë, rendi ka ndryshuar, me statusin që tani quhet Përditësime. Përveç kësaj, të katër seksionet kanë ikona, ndryshe nga shiriti i mëparshëm ku vetëm skeda Komunitete kishte një ikonë.

Gjithashtu, shiriti i vjetër i navigimit ishte i gjelbër, ndërsa ai i ri ka ngjyrë të bardhë.

Sipas kompanisë, “disa artikuj janë zhvendosur për ta bërë më të lehtë qasjen”. Kjo ka kuptim pasi është e mundur të lëvizësh nga skeda në skedë duke rrëshqitur majtas ose djathtas në ekran.

Nëse përdoruesi dëshiron të hapë një skedë që nuk është ngjitur, ai nuk duhet të zgjasë gishtin e madh në krye të ekranit, sepse shiriti i navigimit tani është shumë më afër gishtit të madh, duke e lejuar përdoruesin të lëvizë nga skeda në skedë duke klikuar në ikonat e tyre. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Teknologji
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Teknologji
Influencuesi i njohur i IT-së përsëri kritikon një produkt të AI, kësaj radhe cak i sulmit ishte Rabbit R1

Influencuesi i njohur i IT-së përsëri kritikon një produkt të AI, kësaj radhe cak i sulmit ishte Rabbit R1

Teknologji
Instagram po ndryshon algoritmin që ndikon në ‘Reels’

Instagram po ndryshon algoritmin që ndikon në ‘Reels’

Teknologji
Kush po investon më shumë në Evropë në inteligjencën artificiale?

Kush po investon më shumë në Evropë në inteligjencën artificiale?

Teknologji
Kalo në kategori