LAJMI I FUNDIT:

Washingtoni barazon serinë me Bostonin (Video)

Washingtoni barazon serinë me Bostonin (Video)
Getty Images

Washington Wizards ka triumfuar me rezultat 121-102 përballë Boston Celtics në ndeshjen e katërt gjysmëfinale të Konferencës Lindore.

Në këtë mënyrë rezultati i takimeve të këtyre dy skuadrave është barazuar në 2-2.


Washingtoni e nisi takimin duke qenë në disavantazh të përgjithshëm, meqë kishte humbur dy takime dhe e kishte fituar një.

Cleveland Cavaliers në finale të Konferencës Lindore (Video)
Lexo po ashtu Cleveland Cavaliers në finale të Konferencës Lindore (Video)

Dhe përkundër humbjes së çerekut të parë, Wizards ia dolën të riktheheshin në vazhdim, sidomos falë John Wall dhe Bradley Beal që në kombinim shënuan 56 pikë.

Fituesin e këtij dueli në finalen e Konferencës Lindore e pret Cleveland Cavaliers që eliminoi Toronto Raptors me katër fitore. /Telegrafi/