LAJMI I FUNDIT:

Washington Post: Katalunia dhe Kurdistani si Kosova dhe Mali i Zi

Washington Post:  Katalunia dhe Kurdistani si Kosova dhe Mali i Zi

Washington Post ka bërë një artikull mbi paralajmërimin e Katulunisë dhe Kurdistanit për mbajtje të referendumeve të pavarësimit.

Autoritetet e Kurdistanit kanë njoftuar herët në qershor se do të mbajnë referendum që të pavarësohen nga Iraku. Kjo është thënë se do të bëhet me 25 shtator. Edhe Katalunia po ashtu ka bërë me dije se do të organizojë referendumin e shkëputjes nga Spanjë me 1 tetor.

Në artikullin e titulluar “Mirë se vini në kohën e shkëputjes”, thuhet se edhe Iraku e edhe Spanja, por edhe bashkësia ndërkombëtare kundërshton mbajtjen e referendumeve për pavarësi çka rrit rrezikun për konflikt.

Por, praktika e Kurdistanit dhe Katalunisë thuhet se rrjedh prej më herët, duke u bazuar në rastin e Kosovës dhe Malit të Zi, që janë pavarësuar nga Serbia.

Aty thuhet se edhe kurdët dhe katalunasit po përdorin strategjinë e njëjtë të shkëputjes.

“Lëvizja për shkëputje mund të bëhet në dy mënyra për të arritur pavarësimin. E para është fokusimi në qeverisje qendrore, si pengesë për arritje të pavarësisë”, thuhet në artikull. “Nëse qeveria lejon pavarësinë, ashtu si Serbia bëri në rastin e Malit të Zi më 2006, atëherë rruga e sovranitetit është e caktuar. Bashkësia ndërkombëtare mund të përpiqet të bëjë presion në qeverinë qendrore të njohë pavarësinë e territoreve, ashtu si në rastin e Sudanit, apo të Kosovës, duke tejkaluar qeverisjen qendrore dhe duke bërë njohjen e plotë të shkëputjes së një rajoni”. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori