LAJMI I FUNDIT:

“The Washington Post”: Ish- kryeministri shqiptar thërret qytetarët të armatosen

“The Washington Post”: Ish- kryeministri shqiptar thërret qytetarët të armatosen

Deklarata e ish-kryeministrit Sali Berisha për armatosjen shqiptarë, ka bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare, përveç atyre në Shqipëri.

Gazeta prestigjioze amerikane “The Washington Post” shkruan sot se, ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha u bëri thirrje këtë të enjte qytetarëve që të armatosen, pasi sipas tij qeveria nuk po arrin të përballet me krimin.


wp_1461255416-1154513

“Duke folur në seancën e sotme parlamentare, Berisha akuzoi qeverinë për lidhje me bandat e krimit dhe tha se nuk ka asnjë mënyrë tjetër rendin publik apo sigurinë. Berisha gjithashtu bëri thirrje për një ligj të ri për të lejuar mbajtjen e armëve. Armëmbajtja aktualisht është e paligjshme në Shqipëri dhe thirrja e tij është kundër ligjit gjë që mund të dënohet me 10 vjet burg”, shkruan “The Washington Post”, transmeton Gazeta Express.

Më tej në shkrim e përditshmja amerikane citon deklaratën e Berishës: “U bëj thirrje të armatosen”, tha Berisha.

Duke iu drejtuar qeverisë së kryeministrit Edi Rama, ai shtoi: “Nëse ju, si një organizatë kriminale mendoni të terrorizoni opozitën dhe qytetarët, unë garantoj se opozita dhe qytetarët janë të gatshëm të kthehen tek ju me të gjitha mjetet, në mënyrë që ju të mos dini ku të futeni”, shkruan “WP”.

“Arrestimi i fundit i udhëheqësit të një bande kriminale i ka çuar të dyja palët politike që të akuzojnë njëra- tjetrën për lidhje me kriminelët, sidomos gjatë fushatave zgjedhore.
Berisha mbaroi mandatin si kryeministër në vitin 2013, pasi Partia e tij Demokratike e qendrës së djathtë u mund në zgjedhjet parlamentare.

Një duzinë e ligjvënësve socialistë kërkojnë që udhëheqja e parlamentit të pezullojë Berishën nga pjesëmarrja në seancat për 10 ditë.

Në vitin 1997 Berisha, atëherë president i vendit, u rrëzua pas një revoltë popullore dhe pas disa muajve pothuajse anarki, njerëzit humbën kursimet e tyre në skemat e dështuara piramidale.
Pothuajse të gjitha depot e ushtrisë u plaçkitën dhe shumë nga këto armë mund të gjenden ende nën tokë në Shqipëri, anëtare e NATO-s që nga viti 2009″, shkruan “WP”.

Në trend Lajme

Më shumë
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë

Ndjehen lëkundje toke në Kosovë

Lajme
Marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend, procesi i anëtarësimit në KiE e zgjedhjet e ardhshme – gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit dhe Krasniqit

Marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend, procesi i anëtarësimit në KiE e zgjedhjet e ardhshme – gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit dhe Krasniqit

Lajme
“Prishtina Parking” njoftim të ri për banorët rezidentë në kryeqytet

“Prishtina Parking” njoftim të ri për banorët rezidentë në kryeqytet

Komunat
Abdixhiku: Populli i Kosovës nuk e duron këtë mendje të çoroditur

Abdixhiku: Populli i Kosovës nuk e duron këtë mendje të çoroditur

Politikë
Haradinaj për takimin Kurti-Krasniqi: Duket që kryeministrit po i rrëshqet toka nën këmbë, dëshpërimisht po e kërkon shpëtim

Haradinaj për takimin Kurti-Krasniqi: Duket që kryeministrit po i rrëshqet toka nën këmbë, dëshpërimisht po e kërkon shpëtim

Politikë
Sot me shi e shkarkime rrufesh

Sot me shi e shkarkime rrufesh

Lajme
Kalo në kategori