Wanda Nara ishte fituar në emisionin Tiki TakaMediaset dhe normalisht që ajo foli edhe për të ardhmen e burrit të saj, Mauro Icardit.

Argjentinasja që është edhe agjentja e yllit të Interit mohoi se sulmuesi 25-vjeçar ndonjëherë ka kërkuar largimin nga skuadra, posaçërisht drejt Juventusit.


"I vetmi kontakt që Mauro ka pasur me Juventusin janë shtatë golat që ia ka shënuar Juventusit".

maruo icardi juve (Foto: Getty Images)

"Asnjë kontakt para Ronaldos? Mauro shpejt e ka kuptuar se cila është zgjedhja e tij. Është e qartë se një sulmues si Mauro në një periudhë të tregut të transferimeve është i kërkuar".

"Është kërkuar? Sigurisht. Ata kanë blerë Cristiano Ronaldon, që ishte edhe objektivi kryesor. Por, Mauro ishte një alternativë".

Icardi Wanda Nara (Foto: Getty Images)

"A do kishte pranuar Icardi? Ai gjithmonë ka treguar se është kapiten i Interit'.

"Dy vite më parë kishte kontakte me Napolin? Unë jam një zonjë e respektueshme dhe nëse një president të thërret, unë duhet të bëjë punën time. Nëse më thërrasin përgjigjem, por vendimi i fundit i përket Mauros".

Icardi Napoli (Foto: Getty Images)

"Je takuar me De Laurentiis? Po, jam takuar. Një person i mrekullueshëm, asgjë më shumë për të thënë".

"E kërkoi për ndonjë film apo për sulm? Interesimi për Maurin ishte, i kanë bërë edhe ofertë Interit. Por, lojtari vendosi", ka thënë Wanda e përgjigjet në pyetjet e Mediaset. /Telegrafi/

telegrafi sport app