LAJMI I FUNDIT:

Wagner ende përdor Facebook-un për të rekrutuar luftëtarë, pavarësisht se Meta tha se përmbajtje të tilla do të hiqen

Wagner ende përdor Facebook-un për të rekrutuar luftëtarë, pavarësisht se Meta tha se përmbajtje të tilla do të hiqen

Në fund të majit, Meta tha se e kishte etiketuar Wagnerin si një “organizatë të rrezikshme”, duke thënë se përmbajtja që promovon grupin do të hiqet nga platformat e tij.

Por një studim i fundit zbuloi se “ata janë ende aty”, shkruan Euronews, përcjell Telegrafi.


Wagner, grupi i dhunshëm mercenar i Rusisë i akuzuar për krime të tmerrshme dhe shkelje të të drejtave të njeriut në të gjithë botën në vitet e fundit, është ende duke përdorur Facebook dhe Instagram për të rekrutuar njerëz në internet, pavarësisht faktit se përmbajtja e tij shkel politikat e Meta-s.

Një studim i ri nga Instituti për Dialog Strategjik (ISD), një organizatë jofitimprurëse e pavarur me bazë në Londër që hulumton dhe monitoron ekstremizmin dhe dezinformimin në mbarë botën, zbuloi se Meta ka dështuar të heqë përmbajtjen që “lavdëron” Wagner dhe që përmban informacione rekrutimi për grupin, pavarësisht etiketimit të tyre si një “organizatë e rrezikshme”.

Zyrtarët rusë duket se po injorojnë urdhrat e Putinit – dhe shembujt e fundit e vërtetojnë këtë
Lexo po ashtu Zyrtarët rusë duket se po injorojnë urdhrat e Putinit – dhe shembujt e fundit e vërtetojnë këtë

Sipas politikave të vetë Meta-s, kompania nuk lejon që asnjë organizatë apo individë të rrezikshëm “që shpallin një mision të dhunshëm ose janë të përfshirë në dhunë të kenë prani në Facebook. Ne i vlerësojmë këto subjekte bazuar në sjelljen e tyre si në internet ashtu edhe jashtë – më e rëndësishmja, lidhjet e tyre me dhunën”.

Në fund të majit, Meta konfirmoi për Politico se e kishte identifikuar Wagnerin si një organizatë të rrezikshme, pasi platformat e saj të mediave sociale u zbuluan se përdoreshin për të rekrutuar “gjak të freskët” për grupin e dhunshëm mercenar të Rusisë.

Por problemi ka vazhduar, pavarësisht politikave dhe deklaratave të vetë Meta-s.

Kështu, siç vë në pah Euronews, përcjell Telegrafi, organizata gjeti gjithsej 114 llogari në Facebook dhe Instagram që lavdëronin Wagnerin ose postonin përmbajtje rekrutimi për grupin mercenar.

Ato janë në të paktën 13 gjuhë, duke përfshirë anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht, portugalisht, arabisht,….

Përveç postimit të përmbajtjeve të lidhura me Wagner, llogaritë ndanë gjithashtu propagandë pro-Kremlinit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Azia
Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori