LAJMI I FUNDIT:

VW Golf R MK8 vs 2022 Hyundai Elantra N – shikoni videon dhe na tregoni cilin do të blinit ju?

VW Golf R MK8 vs 2022 Hyundai Elantra N – shikoni videon dhe na tregoni cilin do të blinit ju?

Hyundai Elantra N dhe VW Golf R mund të ofrojnë nivele të ngjashme të performancës, por megjithatë vetura gjermane ka avantazh.

Dhe për të “vërtetuar” këtë, YouTuber Sam CarLegion vendosi të kryente një sërë testesh përshpejtimi, përcjell Telegrafi.


Edhe pse rezultatet mund të mos ju befasojnë, megjithatë ato janë interesante.

Kujtojmë se Elantra N fuqizohet nga një turbocharged 2.0-litërsh me katër cilindra me 276 kf dhe 286 lb-ft (391 Nm) çift rrotullues.

Ndërsa Golf R ka një avantazh të fuqisë pasi katër cilindra e tij turbocharge 2.0-litra japin 315 hp dhe 310 lb-ft (420 Nm).

Në fakt, ndërsa Elantra N ka nevojë për rreth 5.2 sekonda për të arritur 100 km/h, testet kanë treguar se Golf R mund të arrijë të njëjtën gjë në rreth 4.0 sekonda. /Telegrafi/