LAJMI I FUNDIT:

VV: Të hetohet dhënia e kiosqeve në Prishtinë

VV: Të hetohet dhënia e kiosqeve në Prishtinë

Lëvizja Vetëvendosje ka adresuar kritika ndaj kryetarit të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti për çështjen e dhënies së kiosqeve në kryeqytet.

Sipas tyre, ky proces është duke u përballur me parregullsi të vazhdueshme dhe shkelje të ligjit. Për këtë ftuan Prokurorinë dhe Autoritetin e Konkurrencës që të hetojnë.


Deputetja e kësaj partie, Fitore Pacolli në një konference për media tha se njoftimi për dhënie të kiosqeve është në kundërshtim me ligjin, pasi nuk është formuar asnjë komision për ankesa dhe ky i shkon në favor vetëm kompanive të mëdha, raporton KP.

Sipas saj, kohëve të fundit të gjithë tenderët kryhen shpejt dhe më heshtje, ndërsa në projektet më të mëdha po ka zvarritje.

“Nuk janë respektuar disa ligje. Për aq sa kemi informacion komuna nuk ka bërë asnjë analizë dhe janë anashkaluar disa faza”, tha ajo.

Ndërkaq, kryetari i Qendrës së VV-së në Prishtinë, Arben Vitia tha se kriteret e vendosura janë diskriminuese dhe se në këtë formë vetëm sa nuk janë shpallur emrat e fituesve.

Për këto parregullsi, Vitia ftoi prokurorinë që të hetoi këtë rast dhe Autoritetin e Konkurrencës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori