LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje: Sporti i Kosovës ka talentë por mungon politika

Vetëvendosje: Sporti i Kosovës ka talentë por mungon politika

Sipas Lëvizjës Vetëvendosje, sporti në Kosovë po ballafaqohet me probleme të shumta.

Vetëvendosje thotë se mungon një vizion i qartë se si të zhvillohet sporti, transmeton Telegrafi.


VV thotë se me programin e tyre sporti është renditur si prioritet.

Shkrimi i plotë i Vetëvendosjes:

“Sporti në Kosovë ballafaqohet me probleme të shumta, ku theks të veçantë zë mungesa e infrastrukturës adekuate dhe mosvënia e tij si prioritet në programin qeveritar. Ajo çfarë dihet saktë është se Kosova ka talentë të shumtë në sport, mirëpo që në pah dalin falë angazhimit të tyre të madh dhe me përkrahjen financiare të familjeve të tyre dhe sektorit privat.

Aktualisht, mungon një vizion i qartë se si të zhvillohet sporti, korrikulat aktuale nëpër shkolla nuk promovojnë sportin, dhe më e rëndësishmja, shkollat sportive nuk arrijnë të ofrojnë kushte për zhvillimin e shkathtësive të fëmijëve. Deri më tani, asnjë qeveri nuk e ka pasur prioritet sportin. Madje, edhe në programet aktuale të publikuara nga partitë e njëjta sporti nuk zë vend si prioritet.

Por, ajo çfarë bie në sy, është se në programin e Vetëvendosjes sporti është renditur si prioritet dhe nuk ka mbetur nën hijen e grupit „rini, sport dhe kulturë“. Konkretisht, investimet e mëdha të përmendura në sport, sikurse në shkolla sportive për edukimin sportiv dhe më shumë, me mbi 100 milionë euro shtesë përgjatë mandatit, paraqesin zotim publik dhe tregon se Vetëvendosje synon të ndryshojë gjendjen në sport. Erdhi dita edhe për sportin”./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Amerika
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Kalo në kategori