Lëvizja Vetëvendosje po e shqyrton mundësinë e dërgimit në Gjykatën Kushtetuese çështjen e nënkryetares së Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti.
Këtë pritet ta bëjë pas dështimit që në Kuvend ta shkarkojnë atë, meqë nuk mori dy të tretat e votave të deputetëve, aq sa kërkohej për shkarkimin e Dërgutit.
Në seancën e së hënës, nga 91 deputetë të cilët kanë votuar, 17 vota ishin për, 26 vota kundër dhe 48 abstenime.
Vetëvendosje po kërkon me ngulmw që ta ketë postin e nënkryetarit të Kuvendit, meqë është partia e tretë dhe sipas Kushtetutës, tri partitë mw të mëdha që dalin nga zgjedhjet duhet të kenë nga një nënkryetar.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, i ka thënë KosovaPress-it se pas vendimit të Kuvendit, do ta diskutojnë në organet e partisë se si do të procedojnë më tutje për të realizuar, siç tha ajo, një të drejt që iu takon me Kushtetutë.
“Meqë nuk kaloi, nuk u pranua nga shumica e deputetëve, atëherë sigurisht grupi parlamentar, kryesia do ta diskutojmë bashkërisht do të vendosim për hapat tjerë… Po tani nuk ka opsion tjetër, ky është hapi i radhë që Lëvizja Vetëvendosje mund ta marrë për ta realizuar një të drejt të vetën që beson se i takon sipas Kushtetutës dhe e përsërisw do të diskutohet në forumet tona dhe ashtu siç vendos shumica do të procedojmë tutje”, tha Nagavci.
Ani pse doli nga Lëvizja Vetëvendosje, nënkryetarja e Kuvendit, Aida Dërguti, nuk dha dorëheqje nga posti që mbanë, pavarësisht se aty erdhi si propozim i ish partisë së saj, VV.
Kolegu i saj në partinë e re, i cili është edhe shef grupit parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu thotë se ata do ta respektojnë çdo vendim të Kushtetueses.
“Pra Kushtetuta është e qartë. Të drejtën për të nominuar e ka subjekti i tretë, të drejtën për me zgjedh e ka Kuvendi. Të njëjtën kohë, të drejtën për me shkarku e ka Kuvendi dhe përsëri për të rizgjedhur e ka Kuvendi. Unë mendoj që ky diskutim, le të merr formë ligjore dhe institucionale dhe ne e respektojmë, asnjë telashe nuk e kemi. Çfarëdo vendimi që merr Gjykata Kushtetuese, ne do ta respektojmë”, theksoi Sejdiu.
Sejdiu shton se ata po duan që çdo gjë të bëhet në kuadër të një parimi, e jo t’i ndërrojnë parimet, varësisht prej nevojës dhe interesit të një grupi.
Monitoruesit e punës së Kuvendit e shohin të ligjshme mbajtjen e postit të nënkryetares nga ana e Aida Dërgutit, për shkak se Kuvendi nuk mori një vendim për shkarkimin e saj.
Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se Gjykata Kushtetuese tani ka bazë për ta shqyrtuar një kërkesë të VV-së, për çështjen e nënkryetares Dërguti, meqë ka një vendim të Kuvendit.
Krasniqi përmend një rast të vitit 2013, kur AAK kishte kërkuar nga kushtetuesja interpretim sepse ishte bërë grupi i tretë më i madh parlamentar, por nuk e kishte interpretuar, meqë nuk ka pasur materie, pasi nuk kishte vendim të deputetëve, por vetëm të kryesisë së Kuvendit.
“Shpesh herë rregullat që janë vendosur në Kosovë janë lënë me shumë në vullnet të interpretimit pak mw të lirë në aspektin se do duhej të kishte një veprim mw shumë moral sesa ligjor të deputetes Dërguti për të dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetares pasi ka ndërruar grupin parlamentar dhe e drejta për të propozuar anëtar në kohën kur janë certifikuar rezultatet e ka pasur LVV. Në rrethana normale do duhej që zonja Dërguti të jepte dorëheqje dhe të lejonte që VV të propozoj një kandidat tjetër që do të mund ta përfaqësonte një kandidat tjetër në kryesinë e Kuvendit. Mirëpo meqë nuk ka akt të dorëheqjes ajo mbanë në mënyrë të ligjshme pozitën për shkak se nuk ka pasur një vendim për shkarkim ashtu siç parashihet me rregulloren e Kuvendit”, u shpreh Krasniqi.
Krasniqi ka përmendur praktikat e vendeve të rajonit, siç është Bullgaria, ku në momentin që nënkryetari ndërron grupin parlamentar, atëherë automatikisht i pushon mandati i nënkryetarit.
Nënkryetarja e Kuvendit, Aida Dërguti, është në mandatin e dytë në këtë pozitë, pasi edhe në legjislaturën e kaluar, mbante këtë post si përfaqësuese e LVV-së. Por, shkarkimin e saj, ish partia e saj po kërkon pas ndarjes së Vetëvendosjes dhe kalimit në Partinë Socialdemokrate, të 12 deputetëve të VV, e bashkë me ta edhe Aida Dërguti. /kp/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit
"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës
“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit
Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj