LAJMI I FUNDIT:

VV: Erdhi dita për Hanin e Elezit

VV: Erdhi dita për Hanin e Elezit

“Mes brohoritjeve “Vetëvendosje”, “Erdhi dita”, “Albin Kurti” kandidatët për deputetë të Lëvizjes, Hekuran Murati, Emrush Xhemajli , Glauk Konjufca dhe kandidatë të tjerë nga lista e Lëvizjes hynë në sallën e re të sporteve që ishte mbushur me njerëz në Han të Elezit|”, thotë Vetëvendosje përmes një komunikate.

Lindita Rexha që kandidon për deputete nga Hani i Elezit për shkak të problemeve shëndetësore nuk ishte e pranishme në sallë, por iu drejtua publikut me një letër plot shpresë për ditën e 6 tetorit.


Ajo tha se me qeverisjen e re të Lëvizjes në vend të asfaltit do të ketë fasha, në vend të tenderëve të vjedhur dorëza nëpër spitale, në vend të intervencave trajtim të barabartë e njerëzor, në vend të shqetësimit financiar për shëndetin, shqetësim vetëm për sëmundjen dhe tejkalimin e saj.

Kandidati Hekuran Murati tha se me datë 6 tetor do të ndodhë një prerje mes 20 viteve të kaluara dhe 20 viteve të ardhshme.

Me qeverinë e re që do sjell sigurime shëndetësore nuk do të ketë më të sëmurë që kërkojnë para për shërim jashtë vendit. Me qeverinë e re do të ketë skema sociale që nuk e lënë as një familje pa kulm mbi kokë dhe asnjë familje pa dikë të punësuar. Me qeverinë e re do të ketë përkrahje për ndërmarrësit e rinj, sepse vetëm kështu me datë 6 tetor ikën terri dhe vjen dita e ndryshimit.

Kandidati Emrush Xhemajli theksoi se sundimtarëve po iu vjen fundi dhe koha është për qeverisjen e Lëvizjes që trajton me prioritet drejtësinë, ekonominë, varfërinë e pabarazinë si dhe ambientin ku nënvizoi Hanin e Elezit që vuan nga ndotja e ajrit, ujit dhe tokës. Xhemaji tha se ata sundimtarë që bëjnë thirrje t’iu besohet tashmë nuk iu beson askush, kurse ata që flasin për 100% shtet, po t’iu zgjatej edhe pak sundimi do t’i emëronin edhe 100 zv. Ministra dhe nga 100 skandale do i bënin edhe 1000 të tjera.

Kandidati Glauk Konjufca foli për qeverinë e re në krye me Albin Kurtin që me datë 6 tetor do e vej vendin në binarët e drejtësisë dhe zhvillimit ekonomik. Të tjerët patën rastin të tregohen dhe nuk sollën ndryshime por vetëm u bënë keqpërdorues e sundimtar të ligjit. Erdhi dita për drejtësinë sepse Lëvizja do e luftoj krimin dhe korrupsionin, erdhi dita e shtetit të mirëqenies dhe barazisë, erdhi dita për shëndetësinë e sigurimet shëndetësore, për arsimin e shkollat profesionale që do t’i ndërtoj Lëvizja për aftësimin dhe punësimin e të rinjve.

Erdhi dita për festë, për shkak se me datë 6 tetor do të fitojmë.

Në trend

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori