Shkrimtari dhe eseisti C.S. Lewis, në librin e tij “The Case of Christianity”, kishte argumentuar se Zoti i ka krijuar njerëzit me vullnetin e lirë.
Ai kishte shkruar:
“Disa njerëz mendojnë se mund ta imagjinojnë një krijesë e cila ishte e lirë por që nuk ka pasur mundësi të gabojë, por unë nuk mundem. Nëse diçka është e lirë të jetë e mirë, ajo gjithashtu është e lirë të jetë e keqe, apo të bëjë gabime. Dhe, vullneti i lirë është ajo që e ka bërë të keqen të mundshme. Pse pra Zoti e ka dhuruar vullnetin e lirë? Për shkak se vullneti i lirë, edhe pse e bën të keqen të mundshme, është gjithashtu e vetmja gjë që e bën të mundur çdo dashuri, mirësi apo gëzim që ia vlen ta kemi”, transmeton Telegrafi.
Koncepti i vullnetit të lirë është i lidhur po aq ngushtë me religjionin sa me shumë ideologji politike – dhe ligjet tona janë të bazuara në idenë se veprimet tona janë të qëllimshme, me vetëdije dhe vetëkontroll.
Por, Marcel Brass, profesor në Universitetin Kent, thotë diçka më ndryshe:
“Ekzistojnë dy nocione – i pari është nocioni psikologjik, me pyetjen se sa të lirë jemi. Dhe ekziston pyetja filozofike e parimit të ekzistencës së vullnetit të lirë – a ekziston vullneti i lirë apo jo?”
Sidoqoftë, një grup i neuroshkencëtarëve besojnë se vullneti i lirë nuk është hiç më shumë se një iluzion i krijuar nga mendja. Baza e një teorie të tillë është aktualizuar për herë të parë në një letër hulumtuese të publikuar nga psikologët Dan Wagner dhe Thalia Wheatley, në vitin 1999.
Dyshja kishte sugjeruar se vendimet janë të shkaktuara, jo të krijuara.
Një studim tjetër i publikuar në Psychological Science këtë vit, kishte eksploruar më hollësisht këtë teori. Pjesëmarrësve të këtij studimi u ishte kërkuar të zgjedhin shpejt nga një listë me opsione, para se një opsion i rëndomtë ishte bërë të shihet si i rëndësishëm.
Zbulimet e këtij studimi sugjerojnë se njerëzit e mbivlerësojnë rolin e vetëdijes dhe ndikimin e saj në sjelljet e zgjedhura. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit