LAJMI I FUNDIT:

Vujanoviq: Malit të Zi nuk i duhet referendum për anëtarësim në NATO

Vujanoviq: Malit të Zi nuk i duhet referendum për anëtarësim në NATO

Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq tha sot se nuk do të propozojë referendum për hyrjen e Malit të Zi në NATO.

Ai tha se Parlamenti ka legjitimitet që të prononcohet për këtë çështje, ndërsa ai personalisht ka ndryshuar mendjen krahasuar me para katër vitesh, kur pohoi se do të ketë referendum mbi këtë çështje, raporton Anadolu Agency.


“Unë para katër vitesh dhash pikëpamjet e mia, shumë qartë dhe sinqerisht, duke konsideruar se referendumi është mënyra më e mirë që të theksohet vullneti i qytetarëve. Katër vitet e fundit treguan se për këtë nuk ka nevojë. Nuk ka ndodhur asgjë që do ta bënte të domosdoshëm referendumin. Qytetarët tanë e dinë se zgjedhjet e fundit parlamentare ishin edhe prononcim për NATO-n. Dhe, me rastin e këtyre zgjedhjeve është ngritur aktakuzë për aktivitete terroriste të cilat ishin planifikuar në ditën e zgjedhjeve dhe për aksionin terrorist që duhej të ndryshonte vullnetin e qytetarëve dhe të konstituonte Parlamentin, që në përbërjen e vet do të ishte kundër NATO-s. Në kushte të tilla, është evidente se nuk ka nevojë për referendum dhe është evidente se Parlamenti dhe deputetët e tij duhet të marrin përgjegjësinë për vendimin mbi pranimin e Marrëveshjes Veri-Atlantike dhe ti mundësojnë Malit të Zi hyrjen në NATO”, tha Vujanoviq.

Ai shtoi se referendumi është i panevojshëm dhe se do të ishte sfidë e re mbi sigurinë, rrezik i ri dhe aktivitet i panevojshëm.

Vujanoviq tha se nuk pret trazira të premten kur më 28 prill në Cetinjë, deputetët do të votojnë për Protokollin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO.

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Kalo në kategori