LAJMI I FUNDIT:

Vuçiqi thotë se Shesheli ka nevojë për pelena (Video)

Vuçiqi thotë se Shesheli ka nevojë për pelena (Video)

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një fjalimi të mbajtur sot në Parlamentin e Serbisë, disa herë është futur në debat të ashpër me liderin e radikalëve, Vojisllav Sheshel, i cili nga karrigia e grupit parlamentar ka pyetur se sa faqe i ka ekspozeja.

Madje në një moment, Vuçiq ka ndërprerë fjalimin duke thënë, “gjatë një ore lexim kam arritur të përfundojë vetëm 8 për qind të ekspozesë, që do të thotë se do të më duhet të lexojë derisa pas mesnatës”, transmeton Telegrafi.


Por Sheshel reagoi shpejt, duke thënë se nuk duhet të brengoset për këtë pasi që kanë marrë me vete pelena.

Dhe ky gjest natyrisht se nervozoi kryeministrin serb, i cili iu kundërpërgjigj, “liderit të radikalëve mund t’i nevojiten pelenat, por mua kurrsesi”. /Telegrafi/