LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Vuçiqi po bën propagandë, situata në Kosovë është e qetë

Tahiri: Vuçiqi po bën propagandë, situata në Kosovë është e qetë

Mediat serbe kanë raportuar se Britania e Madhe ka paralajmëruar qytetarët e saj të mos udhëtojnë në Veri të Kosovës, kurse presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se nuk ka frikë nga paralajmërimi i Londrës. Ndërsa, ambasada britanike ka sqaruar se tash e disa vjet ka këshilluar të shmangen udhëtimet në komunat veriore, përpos atyre të domosdoshme. Reagimin e Vuçiqit, politikanë dhe analistë kosovarë e shohin si një propagandë të tij për konsum të brendshëm në Serbi.

Presidenti serb ka thënë se ka frikë nga situata në Kosovë, për të cilën sipas tij flitet çdo ditë, dhe se nuk ka zgjidhje për problemin e Kosovës.


Ndërsa Ambasada Britanike në Kosovë ka mohuar raportimet e ndryshme në media se Britania e Madhe ka këshilluar qytetarët e saj që të mos udhëtojnë në Kosovë.

Në reagimin e kësaj Ambasade thuhet se, këto janë këshilla për komunat veriore për disa vite, për shkak të një numri incidentesh të dhunshme të kohëve të fundit të lidhura me krimin e organizuar në veri të Kosovës.

“Ne kemi këshilluar për të gjitha udhëtimet e domosdoshme për komunat veriore për disa vite, për shkak të një numri incidentesh të dhunshme të kohëve të fundit të lidhura me krimin e organizuar në veri të Kosovës dhe rrezikun e vazhdueshëm që paraqesin këto struktura. Ne e mbajmë këtë dhe pjesën tjetër të këshillave tona të udhëtimit nën shqyrtim të vazhdueshëm dhe lëshojmë përditësime të rregullta”, thuhet në reagim.

Deputeti nga radhët e Nismës Soicaldemokrate, Milaim Zeka, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se presidenti Vuçiq po mundohet të mbledh vota duke e sharë Kosovën.

“Ai po mundohet me mbledh vota duke e sha Kosovën. Ai edhe për demonstratat e opozitës ka thënë që i ka organizuar Haradinaj. Ai ose ka turbulenca të rënda seksuale apo frustrime seksuale ose është i dehur sa herë që flet”, ka thënë Zekaj.

Njohësi i çështjeve politike, Ramush Tahiri, ka thënë se në Serbi ka pothuajse çdo javë protesta dhe bashkëbisedime të Vuçiqit me popullin serb.

Tahiri ka thënë për Telegrafin se situata në Kosovë është e qetë, ashtu siç e ka deklaruar edhe KFOR-i.

“Në Serbi ka protesta çdo javë, çdo të premte dhe çdo të shtunë, por ka edhe kundër protesta, është çështje e brendshme e Serbisë, jo e jona. Po ashtu Vuçiq ka edhe bashkëbisedime të tij me popullin ashtu siç po thotë ai. Edhe opozita po mbanë protesta që po zgjerohen gjithnjë e më shumë. Vuçiqi gjithashtu ka paralajmëruar që do të mbajë zgjedhje parlamentare, e që opozitës nuk i konvenojnë në këtë kohë sepse e sheh ende vetën të dobët”, ka theksuar ai.

Sipas tij deklaratat e Vuçiqit janë propagandë, pasi që siç theksoi Tahiri nuk ka elemente që situata është e përkeqësuar.

“Situata në Kosovë është e qet, e ka deklaruar edhe KFOR-i, i cili ka dhënë garanci që Forcat e Kosovës nuk mund të lëvizin në veri pa e marrë lejen prej KFOR-it ashtu siç është mandati. Ata madje kanë thënë që është nënshkruar marrëveshje nga Hashim Thaçi për këtë punë me Forcat e Sigurisë së Kosovës, dhe që duhet të respektohet. Unë nuk e shof që situata dikund duket e shqetësuar as në veri, as në jug. Nuk po shoh arsye që të hyjmë në pjesë të propagandës së Vuçiqit, nuk ka elemente që situata është e përkeqësuar, as rreth Trepçës, as rreth FSK-së, apo ndonjë çështje tjetër në Kosovë”, ka thënë ai.

Ndër të tjera Tahiri theksoi se në Kosovë ka pakënaqësi që nuk ndërlidhen me atë që ka thënë Vuçiqi.

“Ne kemi pakënaqësi tona të brendëshme por nuk ndërlidhen me atë që ka thënë Vuçiqi. Secili vend i ka çështjet e veta. Kur jepen paralajmërime sikur në rastin e Ministrisë së Jashtme angleze, po ashtu japin herë pas here edhe amerikanët, për situata të caktuara kur parashohin që ka shqetësime. Por janë të zakonshme që të ketë paralajmërime për ndonjë situatë, apo thënë më mirë është termë i veçantë për paralajmërim për situatën”, ka shtuar ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Lajme
Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Drejtësi

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori