LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq thotë se nëse nuk do të ketë kompromis për Kosovën, shqiptarët do të sulmojnë serbët

Vuçiq thotë se nëse nuk do të ketë kompromis për Kosovën, shqiptarët do të sulmojnë serbët

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, në seancën e sotme të Parlamentit të Serbisë ku po raporton për Kosovën, tha se nëse Kosova e shfuqizon taksën, ai do të jap më të mirën derisa të jetë president i Serbisë për të gjetur një zgjidhje,  dhe vuri në dukje se nëse nuk arrihet pajtimi për kompromis do të humbin të gjitha.

“Ndërsa unë jam president, për tre vjet, do të bëj më të mirën nëse heqin taksën, dhe do të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje kompromisi, në të cilën do të merren parasysh interesat e popullit tonë, sigurinë e popullit tonë, kishat dhe manastiret, si dhe interesat e Serbisë”, u shpreh Vuçiq, përcjell KP.


Vuçiq gjatë fjalimit të tij tre orësh përsëriti se ai do të avokojë për një lloj zgjidhje kompromisi dhe theksoi se ‘studimet precize” tregojnë se do të pasojë një dështim nëse nuk arrihet deri te zgjidhja.

“Këtë e them për hir të historisë, sepse mendoj se është e mundur që ne nuk do të arrijmë një kompromis në 5 apo 10 vjetët e ardhshme dhe kjo do të ishte një fatkeqësi për serbët dhe shqiptarët. Pasojat do të ishin katastrofike për ne në aspektin ekonomik, shoqëror dhe demografik”, tha presidenti serb.

“Nëse nuk do të ketë një zgjidhje kompromisi, shqiptarët do të sulmojnë serbët në Kosovë, pasi shqiptarët humbin nervat e tyre”, shtoi Vuçiq. /Telegrafi/