LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq: Serbia nuk do të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në OKB

Vuçiq: Serbia nuk do të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në OKB

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka deklaruar që asnjëherë nuk do të mbështesin anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Ai ka folur në një konferencë për media me ministrin e Punëve të Jashtme të Suedisë, Tobias Billström, ku ky i fundit ka theksuar se presin zbatimin e të gjitha dispozitave të marrëveshjes dhe aneksit të saj, në mes të Kosovës dhe Serbisë.


Sipas diplomatit suedez, tani do të jetë e rëndësishme që Serbia të përafrohet me BE-në dhe të zbatojë agjendën e saj të reformave.

“Tani do të jetë e rëndësishme që Serbia të përafrohet plotësisht me BE-në në lidhje me Rusinë dhe të zbatojë agjendën e saj të reformave. Sa i përket dialogut për normalizim presim që të gjitha dispozitat e marrëveshjes dhe aneksit të zbatohen menjëherë”, ka thënë Billström.

Ndërsa sipas Vuçiq, Kosova duhet të formojë Asociacionin dhe pastaj Serbia do të përmbushë pjesën e saj të punës.

“Sot mbushen 10 vjet nga miratimi i marrëveshjes së Brukselit. Formoni ju asociacionin … me kompetenca thelbësore, kur ta bëni këtë, Serbia gjithmonë e ka mbajtur fjalën, siç e mbajti pas marrëveshja e Brukselit, dhe në të ardhmen dhe Serbia do ta përmbushë pjesën e saj të punës, por nuk ka lojë rreth kësaj, duhet ta përmbushni dhe vetëm kur ta përmbushni këtë, atëherë do ta përmbushim pjesën tonë”, ka thënë Vuçiq, raporton kp.

Ai ka shtuar se qëndrimi i Serbisë është që nuk do të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara.

“Unë që të mos ketë dilema e përsërita cilat janë qëndrimet e Republikës se Serbisë do të thotë se Serbia atë që ka thëne se do të plotësojë, atë do ta përmbushë, por Serbia nuk do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe agjencitë dhe institucionet e specializuara të Kombeve të Bashkuara, për këtë i kam informuar qartë të gjithë ata që marrin pjesë në negociata edhe palën tjetër, edhe Borellin, edhe Lajçakun, edhe Scholz, edhe Macronin, edhe Blinkenin, dhe të gjithë në rruzullin tokësorë me të cilët kemi folur”, ka thënë ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori