LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq i reagon MPJ-së së Rusisë: Treguat primitivizëm, nuk merrem me ju

Vuçiq i reagon MPJ-së së Rusisë: Treguat primitivizëm, nuk merrem me ju

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar të premten marrëveshjen historike në Washington. E pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, ka reaguar edhe Ministria e Jashtme e Rusisë.

Zëdhënësja e MPJ-së ruse, Maria Zakharova ka publikuar një mesazh turpërues pas vizitës së Vuçiqit në Shtëpi të Bardhë.

“Nëse jeni ftuar në Shtëpinë e Bardhë, dhe karrigia është ngritur për t’ju marrë në pyetje, uluni si në figurën 2, kushdo që të jeni. Thjesht më beso”, ka shkruar Zakharova në Facebook, përcjell Telegrafi.

Lidhur me mesazhin e MPJ-së së Rusisë ka reaguar edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq ka thënë se, me anë të këtij mesazhi, Zakharova ka treguar primitivizëm dhe se ai nuk do të merret me ta.

MPJ e Rusisë me mesazh turpërues pas vizitës së Vuçiqit në Shtëpinë e Bardhë, Gjuriq: Turp të keni
Lexo po ashtu MPJ e Rusisë me mesazh turpërues pas vizitës së Vuçiqit në Shtëpinë e Bardhë, Gjuriq: Turp të keni

“Ka njerëz që thjesht urrejnë dhe po kërkojnë një mënyrë për t’ju thënë diçka. Ata gjithmonë flasin më së shumti për veten e tyre. Maria Zaharova gjithashtu flet më shumë për veten e saj. Primitivizmi dhe injoranca që ajo e ka treguar, fletë për të, e besa edhe për ata që e kanë e kanë emëruar [në këtë detyrë]. Unë nuk do t’i përgjigjem asaj”, tha Vuçiq.

Po ashtu, ndaj mesazhit të Zakharovës kishte reaguar edhe shefi i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq, duke i thënë është një mesazh turpi.

“Imagjinoni që presidenti nuk tha asnjë fjalë të shëmtuar kundër Rusisë, madje as në atë vend. Dhe imagjinoni që presidenti priti për një orë e gjysmë [me presidentin rus] dhe kurrë nuk kërkoi një karrige të veçantë. Nuk ju lejoj të sulmoni Serbinë krenare. Turp për ju”, ka reaguar Gjuriq, përcjell Telegrafi.

Reagojnë pro-rusët në Serbi: Marrëveshja e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, 'gisht në sy' për Rusinë
Lexo po ashtu Reagojnë pro-rusët në Serbi: Marrëveshja e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, 'gisht në sy' për Rusinë

Po ashtu, pas marrëveshjes kishin reaguar edhe ultranacionalistët pro-rus në Serbi.

Sipas tyre, kjo marrëveshje ia fut “gishtin në sy” Rusisë.

Shtetet e Bashkuara u përfshin në këtë dialog më shumë, pasi më 4 tetor 2019, presidenti Trump e emëroi Richard Grenellin si të dërguarin e tij të posaçëm në këto bisedime.

Pas takimit në Shtëpinë e Bardhë, kryeministri Hoti dhe presidenti Vuçiq do të takohen në Bruksel të hënën, ndërsa gjatë kësaj fundjave do të zhvillohen bisedime në nivel të ekspertëve. /Telegrafi/