LAJMI I FUNDIT:

Reagojnë pro-rusët në Serbi: Marrëveshja e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, ‘gisht në sy’ për Rusinë

Reagojnë pro-rusët në Serbi: Marrëveshja e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, ‘gisht në sy’ për Rusinë

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar të premtën marrëveshjen historike në Washington. Marrëveshja u arrit pas bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë, për herë të parë në një nivel të lartë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë marrëveshje thuhet se Kosova dhe Serbia janë pajtuar për normalizimin ekonomik.


Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje mori pjesë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Marrëveshja u nënshkrua në prani të presidentit amerikan Donlad Trump.

Eksperti i sigurisë Agim Musliu thotë se, kjo marrëveshje ka elemente anti-ruse dhe anti-kineze.

Sipas tij, pozicinimi pro-amerikan i Vuçiqit është vërejtur atëherë pas ndërhyrjes së inteligjencës ruse në Serbi.

“Kjo marrëveshje ka elemente të pozicionimit anti-rus dhe anti-kinez. Orientimi pro-amerikan i Vuçiqit, është i vërejtshëm veçmas pas nderhyrjeve të inteligjencës ruse në Serbi. Atë kohë, Vuçiqi pyeti hapur rusët: pse?”, tha Musliu për Telegrafin.

Kosova dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë
Lexo po ashtu Kosova dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë

Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, kanë reaguar ultranacionalistët pro-rus në Serbi.

Sipas tyre, kjo marrëveshje ia fut “gishtin në sy” Rusisë.

“Me atë se çfarë bëri në Washington, Vuçiqi i futi gishtin në sy Rusisë, Kinës, Iranit, gjithë botës arabe, Gjermanisë, BE-së dhe Palestinës me të cilët kemi marrdhënie diplomatike”, ka shkruar në Facebook, drejtoresha e Qendrës për Studime Gjeostrategjike në Beograd, Dragana Trifkoviq.

Kurse, pranimin e Kosovës si shtet të pavarur nga Izraeli, gazetari kontravers i Russia Today, Boris Malagurski, e ka quajtur debakël të Vuçiqit në politikën e jashtme.

“Njohja e Kosovës nga Izraeli është si rezultat i marrëveshjes në Washington, dhe është debakli më i madh i Vuçiqit në politikën e jashtme”, ka shkruar Malagurski në Facebook.

Po ashtu, politikanja nga partia serbe “Konservatorët”, Milica Djordjeviq ka thënë se, si Serbia e njeh Jeruzalemin e Izraeli e njeh Kosovën.

“Po mundohem ta kuptoj logjikën se si Sebia ta njeh Jeruzalemin, dhe Izraeli ta njeh Kosovën”, ka shkruar Djordjeviq në Facebook.

Shtetet e Bashkuara u përfshin në këtë dialog më shumë, pasi më 4 tetor 2019, presidenti Trump e emëroi Richard Grenellin si të dërguarin e tij të posaçëm në këto bisedime.

Pas takimit në Shtëpinë e Bardhë, kryeministri Hoti dhe presidenti Vuçiq do të takohen në Bruksel të hënën, ndërsa gjatë kësaj fundjave do të zhvillohen bisedime në nivel të ekspertëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Mbrojtja palestineze nxjerr 50 trupa nga varri masiv në Khan Younis të Gazës

Mbrojtja palestineze nxjerr 50 trupa nga varri masiv në Khan Younis të Gazës

Azia
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori