LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq premton 200 euro për serbët e papunë në Kosovë, 100 euro për fëmijët – dhe ndërtimin e rrugës Jarinje-Mitrovicë

Vuçiq premton 200 euro për serbët e papunë në Kosovë, 100 euro për fëmijët – dhe ndërtimin e rrugës Jarinje-Mitrovicë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi se qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë do të marrin ndihmë të veçantë financiare – të papunëve nga 200 euro, dhe të punësuarve si dhe secilit fëmijë nga 100 euro.

Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, gjatë takimit në Kurshumli, Vuçiq informoi “përfaqësuesit e serbëve” nga Kosova për situatën para mbërritjes së Përfaqësuesit Special të BE-së për Dialog, Miroslav Lajçak, dhe njoftoi se Serbia do të ndihmonte në mënyrë të konsiderueshme popullin serb në Kosovë dhe do të vazhdonte investimet në projekte të rëndësishme.


“Marrëveshja me Zyrën për Kosovë është të dërgojë ndihmë të veçantë financiare – veçanërisht ata 12,000-14,000 të cilët janë të papunë”, citohet të ketë thënë Vuçiq pas takimit.

Kështu, të gjithë të papunët mund të presin ndihmë nga shteti i Serbisë prej 200 eurosh, ka bërë të ditur Vuçiq.

“Por ne gjithashtu do të sigurojmë 100 euro ndihmë për çdo fëmijë që jeton në Kosovë, si dhe për çdo person”, citohet të ketë thënë më tej presidenti i Serbisë.

Por presidenti serb nuk është ndalur me kaq, sa i përket premtimeve për serbët në Kosovë.

Përveç dy qendrave të mëdha klinike-spitalore në Mitrovicë në Graçanicë, ai ka njoftuar se do të ndërtohej rruga kryesore nga Jarinje në Mitrovicë, duke shtuar se bëhet fjalë për një rrugë që është rreth 53-54 kilometra.

“Do të bëhet si një pistë, gjashtë metra e gjerë, me trotuare, kanale…”, shpjegoi Vuçiq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Kalo në kategori