LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq nuk do të takohet sot me Thaçin, nuk dihet as se kur do të vazhdojnë bisedimet

Vuçiq nuk do të takohet sot me Thaçin, nuk dihet as se kur do të vazhdojnë bisedimet

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka vendosur të mos diskutojë me përfaqësuesit e Prishtinës në Bruksel.

Këtë gjë e ka bërë të ditur drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, gjatë një konference për media në Bruksel.

“Presidenti vendosi ta bëjë këtë”, tha Gjuriç, “për shkak të mashtrimeve, kërcënimeve dhe gënjeshtrave të shqiptarëve të Kosovës”.

Sipas Gjuriçit, Beogradi dëshiron të ruajë paqen por nuk mund të pranojë përpjekjet për të kërcënuar dhe ndaluar vizitën e Presidentit të Serbisë në Kosovë.

“E vetmja territor për t’u diskutuar është territori i Kosovës”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu vuri në dukje se Presidenti i Serbisë nuk do t’i drejtohet publikut sonte.

I pyetur nëse Presidenti i Serbisë kishte frikë nga ndonjë arrestim në Kosovë, Gjuriç u përgjigj se nuk ka frikë dhe se nëse ai vendosi të shkonte në Kosovë, ai sigurisht nuk do të arrestohej.

Për anulimin e takimit gjithashtu kanë raportuar edhe mediat serbe, sipas të cilave, presidenti Vuçiq nuk do të ketë sot ndonjë takim me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Po siç kanë shkruar mediat serbe, deri më tani nuk është e qartë nëse bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojnë dhe kur.

Sipas mediave serbe, Gjuriq ka folur edhe në lidhje me vizitën e paralajmëruar të presidentit serb në Kosovë për të dielën për të cilën tha se për këtë do të vendosin deri në mbrëmje, por që sipas tij nëse Vuçiq shkon në Kosovë “patjetër që do ta vizitojë edhe Gazivodën”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori