LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq: Nuk ka ndryshuar qëndrimi amerikan për pavarësinë e Kosovës, ata kërkojnë njohje reciproke

Vuçiq: Nuk ka ndryshuar qëndrimi amerikan për pavarësinë e Kosovës, ata kërkojnë njohje reciproke

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se gjatë bisedave me zyrtarët amerikanë për të ishte e rëndësishme të paraqiste pikëpamjet e Serbisë.  “Unë thashë se nuk mund të ndodhë që shqiptarët të marrin gjithçka, e serbët të mos marrin asgjë”, tha ai, duke potencuar se SHBA nuk e ka ndryshuar qëndrimin për pavarësinë e Kosovës.

Vuçiq ka thënë për televizionin publik serb RTS, përcjell Telegrafi, se  përmes një presioni të fortë të SHBA-së, në dhjetor Kosova mund ta heq taksën ndaj mallrave serbe.


Ai tha se për të ishte e rëndësishme të paraqet pikëpamjet e Serbisë, sepse “nëse edhe për një pëllëmbë ndryshojmë qëndrimin e Amerikës ndaj Serbisë, ne kemi bërë një mrekulli të vogël”.

“Unë t’ju shes mjegull dhe të them se Amerika do të heqë dorë nga pavarësia e Kosovës, nuk jam aq joserioz dhe i papërgjegjshëm, as nuk do të bëj premtime të rreme për qytetarët”, i tha ai.

Vuçiqi është përgjigjur edhe në pyetjen e gazetarëve se si duhet të kuptohet njoftimi i Departamentit të Shtetit që inkurajon rrugën evropiane të Serbisë, por se është e nevojshme të rifillohet dialogu me Kosovën, që çon në njohje të ndërsjellë, përcjell Telegrafi.

“Nuk është një qëndrim i ri i SHBA-së. Në vitin 2008 e njohën pavarësinë e Kosovës. Amerika është një fuqi e madhe që nuk do ta ndryshojë atë vendim. Një nga gjërat e mira është se ata mbështesin rrugën tonë evropiane, e mira tjetër është që ata nuk lëshohen në atë se si duhet të duket marrëveshja, por është e rëndësishme të arrihet një marrëveshje midis serbëve dhe shqiptarëve”, tha Vuçiq.

Sipas Vuçiqit, ajo që është e keqe, dhe e ndryshme nga periudha e mëparshme, por jo plotësisht e re, është se Shtetet e Bashkuara po kërkojnë njohje reciproke të Kosovës dhe Serbisë.

“Në thelb, kjo nuk është një risi e madhe, këtë e prisnim diku, por diku nën qilim i kemi vendosur kërkesat e fuqive perëndimore dhe përpiqeshim të shijonim mitet tona. Veshët tonë serbë shpesh janë shumë të butë për të dëgjuar ato që mendojnë për Serbinë dhe marrëdhëniet me Kosovën. Unë u tregova cilat janë pikëpamjet tona, thashë se mundësia që shqiptarët të marrin gjithçka, e serbët të mos marrin asgjë, që ne t’i njohim, gjëra të tilla nuk mund të diskutohen, ndoshta me ndonjë udhëheqje tjetër , tha Vuçiq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori