LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq: Nëse e gjithë Marrëveshja e Ohrit bëhet pjesë e negociatave me BE-në, do të mbyllet dera e anëtarësimit për Serbinë

Vuçiq: Nëse e gjithë Marrëveshja e Ohrit bëhet pjesë e negociatave me BE-në, do të mbyllet dera e anëtarësimit për Serbinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sonte në Dubai se nuk mendon se është e mundur që Marrëveshja e Ohrit në tërësi të bëhet pjesë e Kapitullit 35 në negociatat ndërmjet Beogradit dhe BE-së, sepse në këtë mënyrë BE do ta mbyllë derën për Serbinë.

Siç transmeton “Danas“, lidhur me njoftimin se BE-ja do t’i kërkojë zyrtarisht Komisionit Evropian që detyrimet nga Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe aneksi për zbatimin e saj të bëhen pjesë e negociatave të anëtarësimit, Vuçiq tha se “ai bën nuk besoj se do të merret një vendim i tillë”.


“Unë nuk mendoj se është e mundur që (Marrëveshja e Ohrit) të jetë pjesë e kapitullit 35 të negociatave në tërësi, sepse kjo do t’i mbyllte derën Serbisë. Nëse thoni se anëtarësimi i Kosovës në OKB është pjesë e atij kapitulli, atëherë është e qartë se nuk e doni Serbinë… Nuk besoj se është e mundur dhe nuk besoj se do të marrin një vendim të tillë”, tha Vuçiq, pas pjesëmarrjes në konferencën ndërkombëtare të klimës COP28UAE, transmeton Telegrafi.

Në projekt-konkluzionet për samitin e dhjetorit të Këshillit Evropian, në të cilin Radio Evropa e Lirë kishte qasje, thuhet se “Këshilli i kërkon Komisionit dhe Përfaqësuesit të Lartë (Joseph Borrell) të propozojnë urgjentisht, para fundit të janarit 2024, ndryshimin dhe plotësimin e kritereve për kapitullin 35 të negociatave të pranimit të Serbisë”.

Konkluzionet duhet të miratohen nga ministrat për çështjet evropiane në mbledhjen e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme më 12 dhjetor dhe Këshilli Evropian duhet ta konfirmojë atë vendim në samitin e 14 dhe 15 dhjetorit.

Liderët e Serbisë dhe Kosovës, Vuçiq dhe Kurti, më 27 shkurt në Bruksel u pajtuan për Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, kurse më 18 mars në Ohër për aneksin e zbatimit të atij dokumenti.

Në ato dokumente thuhet se ato bëhen pjesë përbërëse e kuadrit të negociatave në procesin e anëtarësimit në BE dhe se mosrespektimi i detyrimeve që rrjedhin prej tij mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta negative në rrugën evropiane të secilës palë.

“Palët kanë parasysh se Marrëveshja dhe Aneksi i Zbatimit do të bëhen pjesë përbërëse e procesit të anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në Bashkimin Evropian. Palët pranojnë që menjëherë pas miratimit të Marrëveshjes dhe këtij Aneksi, BE-ja do të fillojë procesin e ndryshimit të kritereve për Kapitullin 35 për Serbinë për shkak të detyrimeve që dalin nga Marrëveshja dhe Aneksi. Agjenda e Grupit Special të Kosovës për Normalizim do të pasqyrojë në mënyrë të barabartë obligimet e reja të Kosovës që dalin nga Marrëveshja dhe kjo Aneks”, thuhet në Aneksin Zbatues të rënë dakord në Ohër. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori