LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq flet për takimin e Thaçit me Putinin dhe thotë se nuk ka ndryshuar politika amerikane ndaj Kosovës

Vuçiq flet për takimin e Thaçit me Putinin dhe thotë se nuk ka ndryshuar politika amerikane ndaj Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të martën se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk do të fitojë përkrahjen e presidentit rus, Vladimir Putin për asgjë, përveç për asaj për të cilën do të pajtohet Serbia.

Siç raporton REL, Vuçiq tha se pavarësisht takimeve me Donald Trumpin, SHBA nuk e ka ndryshuar politikën e saj ndaj Kosovës.


“Thaçi mund të vrapojë sa të dojë pas Putinit, por nuk do të marrë mbështetje për mbështetje për asgjë, përveç asaj që do të dakordohet Serbia”, ka thënë Vuçiq, në një konferencë shtypi në Beograd, duke u përgjigjur në pyetjen lidhur me takimin mes Thaçit dhe Putinit në Paris, përcjell Telegrafi.

Ai tha se edhe ajo që ai takohet me presidentin amerikan Donald Trump nuk do të thotë se Amerika do të ndryshojë politikën e saj lidhur me Kosovën dhe se nuk ka asnjë iluzion për këtë.

Vuçiq tha se Rusia mbështet Serbinë, duke shtuar se “Putin nuk e ka aspakt të lehtë kur, pavarësisht faktit se BE-ja mbështet pavarësinë e Kosovës, ne ende shkojnë drejt BE-së”.

“Nuk është e lehtë as për të [Putinin] që ta kuptojë”,  tha Vuçiq.

Vuçiq, sipas mediave serbe, gjithashtu deklaroi se dialogu midis Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë, por kur do të ndodhë kjo “do të shihet kur Prishtina ta dijë se ajo duhet të veprojë sipas rregullave që ajo vetë i pranon”.

“Nuk e nënçmojmë askënd, por nuk mund të marrim pjesë në një dialog me ata që shkelin çdo gjë që kanë nënshkruar. Ne nuk themi se do të ketë një dialog nëse hapen dy, tre, katër kapituj”, tha Vuçiq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Lajme
Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lajme
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Kalo në kategori