LAJMI I FUNDIT:

Vuan nga një çrregullim i rrallë, gruaja në Angli jo gjithmonë e njeh fytyrën e saj apo të miqve të ngushtë

Vuan nga një çrregullim i rrallë, gruaja në Angli jo gjithmonë e njeh fytyrën e saj apo të miqve të ngushtë

Shfletimi i fotografive familjare në album për dikë duhet të jetë një gëzim, por studentja nga Anglia Lauren Nicole-Jones nuk e njeh vetën në gjysmën e imazheve të saj në album.

Në fakt, nëse nuk do të ishte për fustanin e njohur të bardhë që ajo kishte veshur në ditën e dasmës së saj, ajo do ta kishte problem ta njihte vetën si nuse në albumin e saj të dasmës.


Lauren vuan nga një gjendje e njohur si ‘verbëria e fytyrës’ që do të thotë se lufton për t’i njohur njerëzit, shkruan The Mirror, përcjell Telegrafi.

Lauren Nicole-Jones në dasmën e saj

Derisa shumica e njerëzve e pranojnë se ndonjëherë e harrojnë fytyrën e dikujt, çrregullimi i Lauren është aq i rëndë sa që jo gjithmonë e kupton se po shikon reflektimin e saj në pasqyrë; ajo nuk mund t’i njohë miqtë e saj të ngushtë, njerëzit e famshëm, dhe e ka problem ta identifikojë vetën në fotografi.

Nuk ka shërim për ‘sëmundjen’ e saj, por ka mësuar të mbështetet në mënyrat, zakonet dhe mënyrën se si flasin njerëzit para se t’i njohë ata.

“Nuk mundem gjithmonë ta shoh vetën në fotografi, që është ndonjëherë e turpshme. Nëse dikush ma tregon një fotografi dhe aty do të figuronte një person me flokë të errëta dhe ka të bëjë me gjatësinë time unë mendoj, ‘pse po më tregohet kjo foto, duhet të jem unë’”, thotë Lauren 33-vjeçare nga Derbyshire.

“Ka pasur raste që kam parë fotografi dhe kam menduar.. duket një vend i bukur, kur shkova atje? Pastaj e kam kuptuar se ishte plotësisht dikush tjetër”, shtoi ajo.  /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Interesante
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante

"Përqafoi" mbi një mijë pemë për një orë, burri nga Gana shënon rekord të ri botëror

Fun
Pamje madhështore të vendeve më të bukura të botës nga droni (Foto)

Pamje madhështore të vendeve më të bukura të botës nga droni (Foto)

Fun
Në një video virale, një kamerier shpjegon se cilin rregull nuk duhet ta thyejnë kurrë mysafirët

Në një video virale, një kamerier shpjegon se cilin rregull nuk duhet ta thyejnë kurrë mysafirët

Interesante
Kalo në kategori