Poezi nga: Jack Kerouac
Përktheu: Fadil Bajraj
Çfarë do të dua më tepër përveç një vahti kur kam uri, ose një
shtrat kur jam i kapitur,
ose një trëndafil kur jam i pikëlluar?
Çfarë i duhet dikujt më tepër në këtë botë përpos disa kënaqësive
që ia ofron
kjo tokë, kjo tokë e pasur që gufon, që mugullon
me lulëzim çdo
Pranvere, dhe na jep të mirat e saja të ngrohtësisë së njomur për një
verë të shkëlqyeshme?
Çfarë më duhet më tepër përpos një gruaje kur kam pasion,
ose një gotë ujë
kur kam etje, ose muzikë kur jam i vetmuar?
Përse, nuk më duhet dhoma juaj luksoze e ndejes, dhe as
kopshti juaj plot rruginash e pemë!
As dhoma juaj e fjetjes veshur me dru me xhiblik të varur
dhe vajrat! Krejt çfarë më duhet
është dhomëza ime e vockël, me një dritare që do të mund të hynin rrezet e diellit,
dhe një raft
libra, dhe një tavolinë, dhe diç me të cilën do të mund të shkruaja, dhe
letër, dje shpirti im:
Ku mund ta gjej shpirtin tim?
Në vetmi më tha miku im, në vetmi.
Përnjëmend. E kam gjetur shpirtin tim në vetmi.
Jo, nuk më pëlqen bollëku! Kjo është thënë shumë herë
edhe më parë. Dhe
kur e them unë bota po pëlcet nga bollëku, e di
se miliona njerëz që vdesin urie
do të qeshin: ama edhe unë do të qesh me ta dhe do t’i përmbys: unë
e di se për çka e kam
fjalën: nuk jam profet, unë jam, sikur Whitman, dashnor.
Whitman, ai
amerikan i lavdishëm! Barbellion, i cili do të vijë me ju,
kudo, në çdo kohë,
në çdo mënyrë, për asgjë, për çdo gjë. Ejani, unë do të vij
me ju,
thoshte Whitman: Whitman, i nënçmuar, i harruar,
i përqeshur,
homoseksual, dashnor i jetës.
Si do të këndoj?
Do të këndoj: do ta përmend mjerimin, do ta vëzhgoj,
dhe do ta vë në
dukje se si ta zhduk. Muhabet.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert