LAJMI I FUNDIT:

Vritet komandanti i lartë i militantëve pakistanezë

Vritet komandanti i lartë i militantëve pakistanezë

Një udhëheqës militant i akuzuar për disa sulme vdekjeprurëse me bomba në Pakistan, është vrarë në një aksion me dron të SHBA-së në Afganistan, ka konfirmuar një zëdhënës i grupit ekstremist.

Asad Mansoor, një zëdhënës i grupit militant Jamaat-ul-Ahrar (JuA), më 19 tetor i tha agjencisë së lajmeve Reuters se udhëheqësi Omar Khalid Khorasani ka vdekur më parë gjatë ditës, transmeton REL.


“Udhëheqësi ynë u plagos në aksionin më të fundit ajërorë në Afganistan. Ai u plagos rëndë dhe sot ka vdekur”, tha zëdhënësi.

Tetë komandantë të tjerë të lartë të grupit JuA thuhet se u vranë në sulmet ajrore me dron në Khorasani.

Pentagoni ende nuk ka komentuar zyrtarisht mbi vrasjet.

Khorasani ishte organizatori i dyshuar i një sulmi terrorist të dhjetorit 2014 në një shkollë të Peshawarut që vrau 147 persona, shumica prej të cilëve ishin fëmijë.