LAJMI I FUNDIT:

Vritet ish-presidentja e të rinjve socialdemokratë në Gjermani

Vritet ish-presidentja e të rinjve socialdemokratë në Gjermani

Një vajzë gjermane 28 vjeçare është vrarë në Spanjë. Bëhet fjalë për Sophia Loesche, ish-presidente e të rinjve të Partisë Socialdemokrate gjermane dhe zëvendës presidentja aktuale e SPD në Bavari.

Trupi i saj u gjet nga policia spanjolle në Asparrena ku janë gjetur shenja dhune, përcjell Telegrafi.


Policia gjermane kishte nxjerrë një mandat ndërkombëtar dhe e kishte përqendruar vëmendjen në Spanjë, ku mendohej se ishte vajza.

Policia spanjolle ka arrestuar në Jaen, në Andalusi, një kamionist maroken 41 vjeçar.

Mbi të mund të ketë një mandat arresti ndërkombëtar dhe konsiderohet i dyshuari kryesor dhe nga hetimet paramendohet që Sohpia është përdhunuar dhe më pas vrarë nga kamionisti maroken. /Telegrafi/