LAJMI I FUNDIT:

Vritet çifti i shqiptarëve në Itali, viktimat u gjetën nga vajza

Vritet çifti i shqiptarëve në Itali, viktimat u gjetën nga vajza

Italia është tronditur nga një krim, ku ish-bashkëshorti i Mynevere Karabollaj (Myrtaj) dyshohet se ka goditur për vdekje me thikë atë dhe bashkëjetuesin e saj.

Çifti i shqiptarëve është gjetur i vdekur nga vajza e 37-vjeçares së njohur ndryshe si Vera.


Pas ngjarjes së rëndë i vdekur është gjetur edhe autori shqiptar, në një magazinë në Oriago di Mira në zonën e Venedikuti, cili sipas mediave italiane nuk po pranonte dot lidhjen e ish-gruas së tij me 24-vjeçarin Flonino Mërkuri.

Një çift shqiptar është gjetur i vrarë në banesën ku jetonin në Itali. Ngjarja e rëndë është regjistruar në Venecia, ku burrë e grua u gjetën të vrarë me thikë në shtëpinë e tyre.

Zbulimi i trupave u bë nga efektivët italianë, të lajmëruar nga vajza e gruas e cila nuk kishte mundur të kontaktonte me të ëmën prej disa orësh.
Fillimisht u mendua se ishte një rast vrasje e më pas vetëvrasjeje, por policia italiane tha se bëhet fjalë për një vrasje të dyfishtë.

Në vendin e ngjarjes, hetuesit kishin gjetur një armë zjarri dhe një thikë. Sakaq policia ka nisur hetimet dhe janë vënë në ndjekje të një personi që dyshohet të jetë autor i këtij krimi të rëndë.

Sipas mediave lokale, në kërkim është ish bashkëshortit i gruas, gjithashtu shqiptar, që dyshohet se nuk ka pranuar lidhjen e re të saj, raporton topchannel.al. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori