LAJMI I FUNDIT:

Vriten edhe tre ushtarë izraelitë gjatë luftimeve në Gaza

Vriten edhe tre ushtarë izraelitë gjatë luftimeve në Gaza

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftuan për vdekjen e tre ushtarëve në luftimet në Rripin e Gazës.

Autoritetet izraelite kanë konfirmuar vdekjen e tre ushtarëve të tjerë duke e çuar numrin e trupave të vrarë që nga fillimi i ofensivës tokësore në 161.

Maor Lavi u vra në Gazën qendrore dhe një tjetër ushtar i Batalionit 450 u plagos rëndë në të njëjtën betejë, raporton thetimesofisrael.


Palestinezë vetëm në të brendshme shfaqen të arrestuar në stadiumin e Gazës
Lexo po ashtu Palestinezë vetëm në të brendshme shfaqen të arrestuar në stadiumin e Gazës

Shay Shamriz dhe Shaul Greenglick u vranë në pjesën veriore të Rripit dhe një tjetër oficer dhe dy ushtarë të Batalionit 931 u plagosën rëndë në të njëjtën betejë.

Edhe një ushtar i njësisë së zbulimit të Brigadës Nahal u plagos rëndë në veri të Gazës.

Ndryshe, Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza raportojë 241 personave të vrarë në 24 orët e fundit. /Telegrafi/