LAJMI I FUNDIT:

Vrau dy motrat në Tiranë, kërkohet burgim i përjetshëm për Përparim Ademin

Vrau dy motrat në Tiranë, kërkohet burgim i përjetshëm për Përparim Ademin

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për Përparim Ademin. Ai akuzohet për vrasjen e Zhaneta Metanit dhe Kristina Bardhit, ngjarje e ndodhur në 31 dhjetor 2020 në zonën e Astirit në kryeqytet.

Ademi u arrestua disa orë pas ngjarjes makabre, në të cilën ishte dëshmitar edhe djali i njërës prej viktimave.


Gjatë seancave gjyqësore, Ademi ka pranuar se para më shumë se 20 vitesh, kishte nisur një marrëdhënie jashtëmartesore me Kristinën, e më pas ishte lidhur edhe me motrën tjetër, Zhaneta. Ai pretendon edhe se ka fëmijë me të, por nuk ka regjistruar në gjendje civile.

Vrau dy motra në Tiranë, pendohet Përparim Ademi
Lexo po ashtu Vrau dy motra në Tiranë, pendohet Përparim Ademi

Ademi figuron edhe ligjërisht i martuar me një grua të tretë, e cila ka pranuar se i dinte lidhjet e të shoqit, madje kishte krijuar miqësi me dy motrat që të mos prishte familjen.

I pandehuri ka thënë që krimi ndodhi për arsye xhelozie, sepse kishte dyshime që Zhaneta kishte një marrëdhënie me dikë tjetër. /A2 CNN/