Vrasje mafioze? Policia bllokon një zonë më të gjerë të plazhit të njohur në Mal të Zi

Lufta e klaneve malazeze dyshohet se ka vazhduar edhe të dielën pasi dyshohet se është vrarë edhe njëri prej anëtarëve tyre, pranë plazhit Trsteno.
Sipas “Vijesti”, trupi i një tridhjetë e tre vjeçari u gjet me plagë nga arma e zjarrit në kokë, në një makinë “Golf”, në rrugën midis plazheve të Jaz dhe Trsteno, përcjell Telegrafi.
Siç, thekson mediumi në fjalë, edhe pse, sipas informacioneve jozyrtare, policia ka informacione operative në lidhje me identitetin e të vrarit, institucioni nuk ka komentuar ende.
Sipas informacioneve të mediave vendase, trupi i të vrarit u gjet nga zjarrfikësit, të cilët u njoftuan rreth orës 6 të mbrëmjes se makina kishte dalë nga rruga, pas së cilës ata njoftuan policinë.
- YouTube www.youtube.com
Një bashkëbisedues pranë hetimit tha se burri u qëllua përmes xhamit të përparmë.
"Të gjitha forcat e disponueshme të Drejtorisë së Policisë janë aktualisht në operacion për të gjurmuar vrasësin ose disa prej tyre", tha Drejtoria e Policisë sonte jozyrtarisht.
Burri, i cili besohet të jetë viktima e vrasjes së fundit, ka qenë në arrati prej vitesh dhe, sipas të dhënave të policisë, ishte një lidhje e rëndësishme në qelinë e Cetinjës të klanit kriminal “Škaljari”, thekson Vijesti.
Kjo do të ishte vrasja e dytë në një muaj e gjysmë të fundit e kryer në Kotor, në një përballje midis klaneve kriminale.
Në luftën e klaneve malazeze që nga fundi i vitit 2014, janë vrarë disa dhjetëra njerëz, përfshirë “viktima aksidentale”. /Telegrafi/



















































