LAJMI I FUNDIT:

Vrasje e grabitje, rrëfimet e atyre që po i kalojnë vitet në Burgun e Dubravës

Vrasje e grabitje, rrëfimet e atyre që po i kalojnë vitet në Burgun e Dubravës

Disa të burgosur kanë vendosur të rrëfehen në televizion për eksperiencat e gabuara të jetës. Ata tashmë shprehen të penduar dhe presin lirimin nga burgu për të rifilluar jetën nga e para.

Me veprimet e tyre ata ja hoqën vetes lirinë. Shumë prej tyre prej vitesh kalojnë jetën në qelitë e errëta të burgut.

Mes pendesës dhe fajit ata ndajnë copëza kujtimesh nga jeta e tyre.

Në burg netët duken më të gjata dhe më të ftohta.

Aty mund të bashkëbisedosh vetëm me veten, por është rasti më i mirë që të pendohesh dhe të reflektosh.

Shumica nga ta pretendojnë se vrasjet por edhe grabitjet i bënë për të mbrojtur apo furnizuar familjen, por tash e pranojnë që familja më së shumti e vuan qëndrimin e tyre prapa grilave.

Hajriz Gashi nga Skenderaji prej 13 vitesh është duke qëndruar në vuajtje të dënimit në burg. Ai akuzohet për vrasje dhe pesë plagosje.

“Ishim në hasmëri me një familje. Në një moment ata deshën të hakmerren duke më vrarë babain. Unë si djalë i ri mendova ta mbroj familjen time dhe ndodhi ajo që ndodhi”, fillon rrëfimin Gashi në RTV Dukagjini.

Tashmë i penduar thellë për të kaluarën, Hajrizi thotë se ka pasur një jetë me shumë ngatërresa.

“Në vitin 2008 kam krye vrasje. Në 2010 jam liruar në mungesë provash. Në 2011 e kam përsërit përsëri veprën me tjera plagosje. Në momentin që kam përsërit veprën e dija që nuk kish më jetë pasi mendova se më pret një dënim kapital. Fillova të mendoj ndrysh dhe të bëj probleme në burg. Fillova të merrem me kontrabanda dhe të futem në grupe të këqija. Erdhi një moment kur u lodha nga këto gjëra. Fillova të shoh shoqërinë time duke u liruar nga burgu, të tjerë që liroheshin për vikende, vendosa të fillojë shkollën dhe kurset”.

“Mbarova shkollën e kurset dhe një ditë kërkova takim me drejtorin e pavijonit të burgut. I thashë të më jepet një mundësi pasi desha të ndryshojë. Kishte paragjykime nëse do të kthehesha ose jo, por ma dhanë mundësinë dhe që katër herë dal për vikend e më pas kthehem”.

Burgu i Dubravës nuk është aspak i lehtë për Gashin.

Ai thotë se është përballur në grilat qysh në moshën 18-vjeçare duke e vënë në sprova të vështira.

“Në burg kishte njerëz të moshës 25-vjeçare e më ët mëdhenj. Ata të përdornin. Në qelitë tjera ka pasur vetëvrasje, njerëz që prisnin veten. Dëgjoje njerëz që bërtisnin. Megjithatë ja kam dalur”

Arianit Kurpalaj nga Komuna e Istogut është dënuar me 5 vite burg për grabitje të rëndë.

Ai thotë se veprën e ka bërë në moshë 18-vjeçare.

“Nuk e kemi bërë mend se përfundojmë në burg apo spital. Grabitja nuk ka qenë e planifikuar. Ajo është kryer në ora 10 të mëngjesit. Nuk kemi qenë as të maskuar e asgjë. Thjesht shoku në probleme të mëdha dhe kemi kryer veprën. Por njeriu më së shumti mund t’ia sheh sherrin shoqërisë së gabuar”.

“Në burg ke më shumë kohë për të reflektuar dhe i kupton më mirë gabimet. Së pari të vjen keq për familjen. Burgu të pjek më shumë se duhesh. Këtu i kemi kushtet për një risocializim”, thotë i riu nga Istogu.

Të tjerë të burgosur thonë se burgu është i mirë për ata që dëshirojnë të risocializohen dhe të përgatiten për jetën e pas burgut./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori