LAJMI I FUNDIT:

Vrasja në Pakashticë të Podujevës, gjithçka që dihet deri tani

Vrasja në Pakashticë të Podujevës, gjithçka që dihet deri tani
Foto: Ilustrim

Katër persona ishin të pranishëm në momentin që ndodhi vrasja gjatë të mërkurës në një zonë të thellë malore në Pakashticë të Podujevës.

Nga plaga me armë zjarri, M.K 30-vjeçar nga fshati Dumnicë i Podujevës ka mbetur i vdekur nga plaga e marrë nga pushka e gjuetisë.


Rrethanat se si erdhi deri tek vrasja nuk janë bërë ende të ditura nga Prokuroria e Shtetit, ndërkaq 34-vjeçari F.M është arrestuar në cilësinë e të dyshuarit.

Sipas raportimeve të medieve, vrasja ka qenë aksidentale, ndërkaq mësohet se viktima dhe i dyshuari mes vete kishin edhe lidhje miqësie, pasi bashkëshortet e tyre ishin motra mes vete.

Vritet me armë gjuetie një 30-vjeçar në Pakashticë të Podujevës
Lexo po ashtu Vritet me armë gjuetie një 30-vjeçar në Pakashticë të Podujevës

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për një rast të vrasjes që ka ndodhur në fshatin Pakashticë të Podujevës. Lidhur me këtë rast në vendngjarje, policia ka arrestuar një person të dyshuar, F.B mashkull 34 vjeç. Në vendngjarje janë sekuestruar dy  armë të gjuetisë. Viktimë në këtë rast është M.K (mashkull), 30 vjeç, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, tha Ahmeti.

Tutje shtoi se aktualisht hetuesit policor, janë duke punuar në koordinim me prokurorin për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetimet në lidhje me vrasjen e 30-vjeçarit në fshatin Pakashticë të Podujevës.

Rasti po hetohet si vrasje nga pakujdesia.

Prokuroria për vrasjen në Pakashticë: Dyshohet që ndodhi nga pakujdesia
Lexo po ashtu Prokuroria për vrasjen në Pakashticë: Dyshohet që ndodhi nga pakujdesia

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj ka thënë për Telegrafin se i dyshuari i arrestuar po ashtu është ndaluar për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Lidhur me këtë rast ju njoftojmë se me urdhër të prokurores nga Departamenti i Krimeve të Rënda, është ndaluar një person i dyshuar për veprat penale “Vrasja nga pakujdesia” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Me urdhër të prokurores viktima është dërguar për obduksion, derisa janë duke u ndërmarrë edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë çështje”, deklaroi Ulaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori