LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e ushtarëve amerikanë në Lindjen e Mesme – pyetja kryesore është si do të përgjigjet Uashingtoni?

Vrasja e ushtarëve amerikanë në Lindjen e Mesme – pyetja kryesore është si do të përgjigjet Uashingtoni?

Tre ushtarë amerikanë janë vrarë në Jordani, gjë që ka bërë që të shtohet frika se do të përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme.

Në fakt, kjo është hera e parë që vriten ushtarët amerikanë në këtë rajon që nga 7 tetori kur filloi lufta mes Izraelit dhe militantëve palestinezë.


Një nga pyetjet kryesore pas sulmit vdekjeprurës në bazën amerikane është se si do të përgjigjet Uashingtoni.

Presioni mbi presidentin amerikan, Joe Biden po rritet për të vepruar pasi ai tha se “grupet militante radikale të mbështetura nga Irani që veprojnë në Siri dhe Irak” ishin përgjegjës për sulmin e natës, transmeton Telegrafi.

“Mos keni dyshim – të gjithë përgjegjësitë do të japin llogari në një kohë dhe në një mënyrë që do ta zgjedhim. Ne do të përgjigjemi”, shtoi ai.

Pas vrasjes së tre ushtarëve amerikanë, Clark: Goditeni Iranin, burimin e përshkallëzimit
Lexo po ashtu Pas vrasjes së tre ushtarëve amerikanë, Clark: Goditeni Iranin, burimin e përshkallëzimit

Edhe gjenerali i pensionuar i ushtrisë amerikane, Wesley Clark, ka nxitur autoritetet amerikane që të godasin Iranin.

“SHBA-ja duhet të ndalojë së thëni ‘ne nuk duam përshkallëzim’. Kjo i fton ata të na sulmojnë. Mos i quani sulmet tona hakmarrje. Kjo nxit reagim. Humbjani atyre aftësitë dhe goditeni fort burimin: Iranin”, ka shkruar ai në platformën X.

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se “kjo ditë e tmerrshme është edhe më shumë provë se ne kemi nevojë për një kthim të menjëhershëm tek paqja me anë të forcës, në mënyrë që të mos ketë më kaos, asnjë shkatërrim dhe humbje të jetëve të çmuara amerikane”.

Nikki Haley, e cila është rivale e Trumpit tek republikanët në nominim për zgjedhjet presidenciale amerikane, ka pohuar se “si bashkëshorte e një ushtarake, më thyhet zemra për familjet që humbën njerëzit e dashur. Kjo tregon natyrën barbare të armiqve tanë në Iran”.

Gjithashtu edhe disa ligjvënës amerikanë bëjnë thirrje për sulme.

Senatori Roger Wicker, republikani më i lartë në Komitetin e Shërbimeve të Armatosura të Senatit , i bëri thirrje administratës së Bidenit të godasë “drejtpërsëdrejti” objektivat iranianë dhe udhëheqësit e saj.

Kryetari i Shërbimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve, përfaqësuesi i republikanëve, Mike Rogers, i bëri thirrje gjithashtu presidentit amerikan që të mbajë Iranin dhe përfaqësuesit e tij “përgjegjës”.

Republikanë të tjerë kanë kritikuar presidentin amerikan se nuk ka bërë më shumë për të frenuar sulmet e Iranit ndaj aseteve të SHBA-së në rajon.

“Irani po vë në dyshim fuqinë dhe vendosmërinë e SHBA-së, falë zbutjes së [Joe Biden] ndaj sponsorit më të madh në botë të terrorizmit”, tha senatori nga Florida, Rick Scott. “Duhet të marrë fund”, tha ai.

Senatori Tom Cotton i Arkansas tha se “përgjigjja e vetme ndaj këtyre sulmeve duhet të jetë hakmarrja shkatërruese ushtarake kundër forcave terroriste të Iranit, si në Iran ashtu edhe në Lindjen e Mesme”.

Ndryshe, prej fillimit të luftës së Izraelit kundër Hamasit në Gaza, në përgjigje të sulmeve të Hamasit në Izrael më 7 tetor, bazat amerikane në Irak dhe Siri janë sulmuar më shumë se 150 herë, sipas zyrtarëve amerikanë.

Shtetet e Bashkuara kanë fajësuar grupet e mbështetura nga Irani për sulmet, që shihen si hakmarrje ndaj mbështetjes së Uashingtonit për Izraelin në luftën e saj në Rripin e Gazës, raporton BBC.

Sulmi i fundit vjen pasi dhuna është përhapur në të gjithë Lindjen e Mesme si pasojë e luftës në Gaza, me përfshirjen e fraksioneve të mbështetura nga Irani.

Hamasi: Vrasja e tre ushtarëve, mesazh për administratën amerikane - ndalini krimet në Gaza
Lexo po ashtu Hamasi: Vrasja e tre ushtarëve, mesazh për administratën amerikane - ndalini krimet në Gaza

SHBA, së bashku me Mbretërinë e Bashkuar dhe aleatët e tjerë, kanë vënë në shënjestër Houthi-t në Jemen në përgjigje të sulmeve të tyre ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit.

Në Liban, lëvizja e fuqishme Hezbollah dhe ushtria izraelite kanë shkëmbyer zjarr ndërkufitar pothuajse çdo ditë, duke nxitur frikën e një konfrontimi të madh.

Deri më tani, luftimet janë frenuar, por “llogaritja e gabuar” është gjithmonë një rrezik. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori