LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e trefishtë në Gllogjan dhe arrestimi i tre personave dy javë pas tragjedisë – gjithçka çfarë u tha mbrëmë

Vrasja e trefishtë në Gllogjan dhe arrestimi i tre personave dy javë pas tragjedisë – gjithçka çfarë u tha mbrëmë

Mbrëmja e 26 nëntorit kishte tronditur tërë vendin, pas një sulmi makabër ndaj një autobusi që vinte nga Gjakova, ku nga të shtënat mbetën të vrarë shoferi i autobusit dhe dy nxënës.

Menjëherë pas sulmit policia kishte dalë në vend ngjarje dhe ishte duke kryer hetime në disa pista.


Por ditët kalonin dhe Policia e Kosovës nuk posedonte kurrfarë informatash lidhur me të dyshuarit apo të dyshuarin që mund të kishte kryer sulmin, derisa më 28 nëntor Qeveria e Kosovës bashkë me Policinë ofruan shpërblim prej 20 mijë eurosh për këdo që do të jepte informata që do të çonin në arrestimin e autorit apo autorëve të vrasjeve në Komunën e Deçanit.

E dy javë më pas, organet e rendit kanë prangosur tre persona të dyshuar lidhur me këtë rast, dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Lexo po ashtu Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Një gjë e tillë u bë e ditur mbrëmë në një konferencë për media nga Prokuroria Themelore e Pejës. Kryeprokurori Agim Kurmehaj, tha se tre të dyshuarve për sulmin u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Kurmehaj shtoi se për shkak të ndjeshmërisë së rastit nuk mund të zbulojë më shumë detaje.

“Nuk mund të jap më shumë informata ngase do të dëmtonin procesin e hetimeve. Edhe pas arrestimit do të vazhdojmë me intensitet të shtuar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme për zbardhjen e këtij rasti”, tha Kurmehaj.

Pas lajmit për arrestimin e tre personave për vrasjen e trefishtë në Gllogjan të Deçanit, kanë reaguar edhe krerët e institucioneve dhe partive politike.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se ky është një mesazh i qartë se askush nuk mund të fshehët pas krimit dhe se drejtësia do të arrijë te secili.

Pas arrestimit të dyshuarve për vrasjen në Gllogjan, Haradinaj: Askush nuk mund të fshihet pas krimit
Lexo po ashtu Pas arrestimit të dyshuarve për vrasjen në Gllogjan, Haradinaj: Askush nuk mund të fshihet pas krimit

“Organet e rendit dhe drejtësisë i përgëzoj për punën e tyre intensive në dobi të ndriçimit të rastit që na ka tronditur të gjithëve”, ka thënë Haradinaj në një postim në Facebook.
Ndërkaq kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj i ka përgëzuar organet e rendit për arrestimin e tre personave.

“I përgëzoj organet e drejtësisë, në zbardhjen e rastit, konkretisht në kapjen e të dyshuarve në lidhje me vrasjen e trefishtë që ndodhi më 26 nëntor në Gllogjan. I inkurajoj organet e rendit të shtetit tonë, që të mos ndalen deri në zbardhjen përfundimtare të vrasjes makabre në Gllogjan!” shkroi Ramosaj.

Ramosaj: Organet e rendit të mos ndalen deri në zbardhjen përfundimtare të vrasjes makabre në Gllogjan
Lexo po ashtu Ramosaj: Organet e rendit të mos ndalen deri në zbardhjen përfundimtare të vrasjes makabre në Gllogjan

Telegrafi ka mësuar se të arrestuarit janë H.M. dhe dy djemtë e tij, K. dhe M. M. nga Gllogjani.

Ditë më parë janë kryer edhe disa bastisje në disa lokacione të caktuara në lidhje me këtë ngjarje. Sipas burimeve, të arrestuarve u është konfiskuar një pistoletë dhe një pushkë kallashnikov.

Dyshohet se motivi i sulmit ndaj autobusit në Gllogjan, ku u vranë tre persona, lidhet me vetëvrasjen e 20-vjeçares nga Gllogjani, H. M., e cila i dha fund jetës së saj në qershor të vitit 2020. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori