Vrasja e shtatzënës në QKUK, Szunyog: Jam i tmerruar, kjo është e papranueshme

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, është shprehur i tmerruar pas rastit të mbrëmshëm që ndodhi në Prishtinë, ku u vra një 35-vjeçare shtatzënë dhe i dyshuar për këtë është bashkëshorti i saj.

Në një postim në Twitter, Szunyog ka përmendur faktin që kjo është gruaja e dytë e vrarë që nga fillimi i fushës “16 ditë të aktivizmit kundër dhunës ndaj grave”. Sipas tij, kjo është e papranueshme.

“Jam tmerruar nga vrasja e mbrëmshme e një gruaje dhe fëmijës së saj të palindur. Ajo ishte gruaja e dytë e vrarë që nga fillimi i fushatës 16 Ditë të Aktivizmit kundër dhunës ndaj grave. Kjo është e papranueshme!”, ka shkruar ambasadori.

Reklama

Teksa ka shprehur ngushëllime për familjet, ka dhënë edhe mbështetje të plotë për protestën që do të organizohet sot në Prishtinë.

Reklama

Rasti tragjik i vrasjes së gruas shtatzënë tronditi opinionin ditën e djeshme. 35-vjeçarja që ishte në muajin e fundit të shtatzënisë dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti i saj, me të cilin ka qenë në proces të ndarjes. I dyshuari është ende në arrati. /Telegrafi/

Kriza në Ukrainë
Shfaq Komentet