LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e rëndë në Pejë, deklarohet prokurorja: Kemi siguruar dëshmitarë – i dyshuari s’ishte në gjendje të flasë

Vrasja e rëndë në Pejë, deklarohet prokurorja: Kemi siguruar dëshmitarë – i dyshuari s’ishte në gjendje të flasë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në orët e pasdites në Pejë, ku djali dyshohet se ka mbytur nënën e tij. Sahide Gashi, prokurore e rastit tragjik të ndodhur sot në Pejë, ku dyshohet se i biri e ka vrarë nënën e tij, ka deklaruar se kanë siguruar dëshmitarë okularë të ngjarjes.

Prokurorja Gashi tha se kanë provuar të marrin në pyetje të dyshuarin, mirëpo i njëjti sipas prokurores, nuk ka qenë në gjendje të flasë.


“Kemi dalë në vendin e ngjarjes së bashku me njësitin e forenzikës ku janë izoluar të gjitha gjurmët, janë mbledhur të gjitha provat. Kemi urdhëruar autopsinë e të ndjerës, gjithashtu kemi siguruar dëshmitarë okularë të ngjarjes. Kemi provuar që të dyshuarin ta marrim në pyetje, mirëpo i njëjti nuk ka qenë në gjendje në prani të mbrojtësit, kështu që kemi urdhëruar që nesër në prezencën e psikologut dhe avokatit mbrojtës të provohet të merret deklarata e tij”, ka njoftuar prokurorja.

Ajo tha se do të vazhdojnë me hetime.

“Në bazë të të gjitha rrethanave do të urdhërojmë edhe ekzaminimin në institutin e psikiatrisë forenzike të të dyshuarit dhe do vazhdojmë me hetime deri në ndriçimin përfundimtar të këtij rasti”, tha Gashi

Vrasje e rëndë në Pejë, dyshohet se djali ia mori jetën nënës së tij
Lexo po ashtu Vrasje e rëndë në Pejë, dyshohet se djali ia mori jetën nënës së tij

Prokurorja theksoi se falë reagimit të shpejtë të Policisë së Pejës, i dyshuari është arrestuar në mënyrë të mos i shkaktojë dikujt tjetër ndonjë dëm apo të lëndojë vetveten.

Ndërkaq, komandanti i stacionit policor, Ndue Nikolla nuk ka dhënë detaje se si ka ndodhur vrasja pasi siç tha ai “për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe meqë ka të bëjë me rast brenda familjes, këto janë informacionet që mund t’i japim”.

Sa i përket motiveve të vrasjes, Nikolla ka thënë se nuk dihen ende pasi hetimet janë në fazën fillestare.

Ndryshe, Policia ka njoftuar se pasditen e kësaj të premte në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë ka ndodhur një vrasje e rëndë.

Vrasjen e ka konfirmuar për Telegrafin edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka bërë të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Pamje nga vendi i ngjarjes në Pejë, ku dyshohet se djali vrau nënë e tij
Lexo po ashtu Pamje nga vendi i ngjarjes në Pejë, ku dyshohet se djali vrau nënë e tij

“Rreth orës 16:00 policia është njoftuar për një rast që ka ndodhur në rrugën ‘Mbreti Zog’ në Pejë. Me të arritur në vendin e ngjarjes, policia ka kuptuar se bëhet fjalë për vrasje të rëndë. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. I dyshuari është arrestuar”, ka deklaruar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori