LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e një polici në veri, policia: U sulmuam me garanta dore dhe zollë

Vrasja e një polici në veri, policia: U sulmuam me garanta dore dhe zollë
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka dhënë detaje lidhur me sulmin e armatosur ndaj tyre, ku për pasojë një polic ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur.

“Gjatë realizimit të detyrave policore, sot rreth orës 02:34 në Mitrovicë Veri, njësia për ndërhyrje të shpejtë e policisë kufitare ka vërejtur se në hyrje të fshatit Bajnskë, në urë janë vendosur dy mjetet të rënda kamion (pa targa) dhe hyrja në këtë fshat përmes urës nuk mund të bëhet, pasi e njëjta është bllokuar.


Njësitë e rendit të Stacionit Policor Zveqan, pas pranimit të informacionit i janë përgjigjur rastit dhe janë nisur me tri njësi në drejtim të lokacionit dhe posa kanë mbërri në afërsi të vendit ku është raportuar bllokada, njësitë policore kanë hasur në rezistencë ku nga disa pozicione të ndryshme janë gjuajtur me arsenal armësh të zjarrit, përfshirë këtu edhe me granata dore dhe zollë, ku si pasojë e gjuajtjeve janë qëlluar me armë zjarri dy zyrtarë policorë”, thuhet në njoftim.

Vritet një polic në veri, një tjetër mbetet i plagosur
Lexo po ashtu Vritet një polic në veri, një tjetër mbetet i plagosur

Më tej në njoftim thuhet se njësitet policore në vetëmbrojtje i janë përgjigjur sulmit dhe kanë arritur që ta zmbrapsin sulmin fillestar për të krijuar kushte për dhënien e ndihmës dhe tërheqjen e kolegëve të qëlluar me armë zjarri.

“Zyrtarët policorë të plagosur janë tërhequr nga lokacioni dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë Jugu, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e njërit nga zyrtarët policor të plagosur rëndë, ndërsa dy zyrtarë të tjerë, njëri i plagosur dhe tjetri i lënduar, sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë dhe të njëjtit janë transportuar në SHSKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në njoftim.

Policia shton se të gjitha njësitë policore relevante sipas profileve janë aktivizuar në teren, të njëjtat kohë pas kohe janë duke u sulmuar me armë zjarri nga pozicione të ndryshme, nga grupe të organizuara dhe të armatosura. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Deputetja Fjolla Ujkani: 110 mijë eurot e ndara nga Komuna e Prishtinës janë për operacionin e ardhshëm të Elzës

Deputetja Fjolla Ujkani: 110 mijë eurot e ndara nga Komuna e Prishtinës janë për operacionin e ardhshëm të Elzës

Lajme
Avancimi i Kosovës në NATO, Lancaster: Aleatët duhet të konsultohen

Avancimi i Kosovës në NATO, Lancaster: Aleatët duhet të konsultohen

Lajme
Protesta e serbëve afër pikëkalimit në Jarinjë, monitorim edhe me helikopterë

Protesta e serbëve afër pikëkalimit në Jarinjë, monitorim edhe me helikopterë

Lajme
Kamerat e sigurisë me inteligjencë të lartë artificiale, nis vendosja e tyre në Prishtinë

Kamerat e sigurisë me inteligjencë të lartë artificiale, nis vendosja e tyre në Prishtinë

Besnike Salihu
Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Lajme
Ceremonia përmbyllëse e regjistrimit të popullsisë, Kurti: Kemi mbledhur të dhëna të rëndësishme që ndihmojnë në planifikimin e së ardhshmes

Ceremonia përmbyllëse e regjistrimit të popullsisë, Kurti: Kemi mbledhur të dhëna të rëndësishme që ndihmojnë në planifikimin e së ardhshmes

Lajme
Kalo në kategori