LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e nëntë amerikanëve në Meksikë, babai i njërës prej viktimave tregon se si kartelet e drogës i kishin vrarë dy të afërm të tjerë në vitin 2009

Vrasja e nëntë amerikanëve në Meksikë, babai i njërës prej viktimave tregon se si kartelet e drogës i kishin vrarë dy të afërm të tjerë në vitin 2009

Babai i një prej amerikanëve të vrarë në një masakër të përgjakshme nga kartelet meksikane pretendon se ata i vranë edhe dy të afërmit e tij në vitin 2009.

Nëntë anëtarë të familjes LeBaron u masakruan në shtetin kufitar meksikan të Sonora të hënën ndërsa udhëtonin në një kolonë nga vendbanimi fetar Mormon La Mora, ku ata jetuan.


Dhe sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, babai zemërthyer Adrián LeBaron tani ka zbuluar se dy nga nipërit e tij u vranë gjithashtu 10 vjet më parë.

Njolla gjaku, vetura të bëra shosh nga plumbat dhe fëmijë të plagosur – publikohen pamje të reja të vrasjes së nëntë amerikanëve nga kartelet e drogës në Meksikë
Lexo po ashtu Njolla gjaku, vetura të bëra shosh nga plumbat dhe fëmijë të plagosur – publikohen pamje të reja të vrasjes së nëntë amerikanëve nga kartelet e drogës në Meksikë

Vajza e tij Rhonita Maria LeBaron dhe katër nipër e mbesa, përfshirë binjakët gjashtë muajsh, u qëlluan për vdekje në sulmin e fundit.

Benjamin LeBaron (majtas) dhe Luis Widmar Stubbs (djathtas) u vranë nga anëtarët e kartelit në vitin 2009

Gjithashtu nënat Dawna Langford dhe Christina Langford Johnson u vranë, së bashku me dy djemtë e zonjës Langford, të moshës tre dhe 11 vjeç.

Tri nëna dhe gjashtë fëmijë u vranë nga kartelet e drogës derisa po shkonin në një dasmë, publikohen detaje dhe pamje të reja të ngjarjes që tronditi Amerikën
Lexo po ashtu Tri nëna dhe gjashtë fëmijë u vranë nga kartelet e drogës derisa po shkonin në një dasmë, publikohen detaje dhe pamje të reja të ngjarjes që tronditi Amerikën

Siç bëhet e ditur, nipi i z. LeBaron, Eric, u rrëmbye nga anëtarët e kartelit në vitin 2009, megjithëse ai u la i lirë pasi familja refuzoi të paguante një shpërblim prej 1 milion dollarë.

Adrián LeBaron zbuloi rrëmbimin dhe vdekjen e nipërve të tij

Dy nipërit e tjerë, Benjamin dhe Luis, u vranë muaj më vonë pasi Benjamin foli për rrëmbimin e Eric – dhe Luis u përpoq ta mbronte vëllanë e tij nga banda.

Në këtë drejtim, z. LeBaron i tha Mail Online se kartelet ‘vranë njerëz të pafajshëm për t’ua mësuar frikën’.

Eric LeBaron, i cili ishte 16 vjeç në atë kohë, u rrëmbye në maj të vitit 2009 nga bandat meksikane

Ai shtoi: “Nuk është një sulm kundër komunitetit tonë. Ata dërguan një mesazh”.

Ndërsa një i afërm i Julian LeBaron, e quajti incidentin një masakër dhe tha se disa familjarë u dogjën të gjallë.

Familjet amerikane po shkonin në një dasmë, kartelet e drogës vrasin tri gra dhe gjashtë fëmijë – Trump kërkon “t'i fshijë ata nga faqja e dheut”
Lexo po ashtu Familjet amerikane po shkonin në një dasmë, kartelet e drogës vrasin tri gra dhe gjashtë fëmijë – Trump kërkon “t'i fshijë ata nga faqja e dheut”

Në një mesazh me tekst për Reuters ai shkroi se katër djem, dy vajza dhe tre gra u vranë.

Disa fëmijë që ikën nga sulmi u humbën për orë të tëra në fshat para se të gjendeshin, tha ai.

Ai shtoi se ishte e paqartë kush e kreu sulmin, megjithëse qeveria meksikane beson se kartelet e drogës ishin përgjegjës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

Amerika

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Kalo në kategori