LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e Liridonës nga bashkëshorti i saj, Karamuço: Ajo u vra sepse ka ditur një sekret shumë të madh

Vrasja e Liridonës nga bashkëshorti i saj, Karamuço: Ajo u vra sepse ka ditur një sekret shumë të madh

Eksperti i kriminalistikës në Shqipëri, Ervin Karamuço, është shprehur se dyshon se shkak për vrasjen e Liridona Ademajt nga bashkëshorti i saj Naim Murseli, ka qenë një sekret shumë i madh që ajo ka ditur.

Karamuço tha se kjo nuk mund të jetë një vrasje feminicidi, pasi sipas tij, është kryer në gjakftohtësi të plotë dhe e mirë menduar.


Ai shtoi se Naimi ka dashur që bashkëshortja e tij t’i marrë me vete motivet e vrasjes së saj.

“Ky nuk është rast feminicidi mendoj unë. Feminicidin e kemi konsideruar të lidhur me ato që kemi konsideruar marrëdhënie në çift apo intime, që kanë precipituar deri në vrasje. Por ato kanë filluar me dhunë verbale, fizike, psikologjike, heqjen e paligjshme të lirisë dhe deri në flijim”, tha ai.

Sipas tij, ky është një rast specifik dhe vështirësia e Policisë është për të zbardhur deri në fund motivet e vrasjes.

“Ai ka dashur që motivet viktima t’i marri me vete. Feminicidi bëhet në gjaknxehtësi e sipër, kjo është bërë në gjakftohtësi. Kur kemi paramendim dhe gjakftohtësi, atëherë është diçka më shumë”.

“Për mua arsyet janë një sekret shumë i madh që ajo femër ka pasur ndaj bashkëshortit të saj. Ai është menduar e reflektuar gjatë, ka planifikuar mënyrat sesi kjo femër të mos i dëmtojë interesat asaj nëse ndahet. Ka pasur versione nga më të ndryshmet. Është një shkak shumë i rëndë”, është shprehur Karamuço, për EuronewsAlbania.

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?

Lajme
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale

Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale

Lajme
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së

AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së

Lajme
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua

Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua

Lajme
Kalo në kategori