LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e katër protestuesve më 21 janar, Ministri i Drejtësisë: Kallëzim për Berishën pas provave të reja

Vrasja e katër protestuesve më 21 janar, Ministri i Drejtësisë: Kallëzim për Berishën pas provave të reja

Ministri shqiptar i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi sot se do të kallëzojë ish-kryeministri Sali Berisha në Prokurorinë e Posaçme SPAK pas provave të reja të dala në media për vrasjen e katër protestuesve në 21 janar të vitit 2011.

Në një deklaratë për mediat, Manja u shpreh se gjithashtu do të kallëzohet ish-ministri i Brendshëm, Lulzim Basha dhe ish-komandanti i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi.

Sipas tij, audiopërgjimi i dalë së fundmi në media, sipas së cilës Prendi jepte udhëzime dhe urdhra vartësve të tij, përbën një provë të re dhe i kërkoi SPAK-ut që të hetojë.

“Siç edhe e paralajmërova para dy ditësh, ne sot do të dorëzojmë në SPAK, kallëzimin penal për ish-zyrtarët e lartë të shtetit, në kohën kur ndodhën ngjarjet e 21 janarit 2011. Do të kallëzojmë në SPAK ish-kryeministrin, Sali Berisha, ish-ministrin e Brendshëm dhe ish-komandantin e Gardës së Republikës”, tha Manja.

“Por edhe të gjithë zinxhirin tjetër të Gardës së Republikës, që ka dalë pas publikimit të një prove të re në mediat e vendit. Është ora që Prokuroria e Posaçme të bëjë drejtësi për 21 janarin. 21 janari nuk është hetuar asnjëditë si vrasje shtetërore. Fakti i bërë publik para pak ditësh, tregon qartë se paska pasur një zinxhir komandues dhe urdhërues për të qëlluar mbi protestuesit në 21 janar 2011”, theksoi ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori