Vrasja e Anvar al Avlakit, goditje për Al Qaedan

Obama i ka bërë këto komente në ceremoninë që shënonte largimin e shefit të shtabit të ushtrisë amerikane, admiralit Mike Mullen.
“Vdekja e Avlakit shënon një tjetër arritje të rëndësishme në përpjekjet për të mposhtur Al Qaedan dhe bashkëpunëtorët e saj. Për më tepër, ky sukses i kontribuohet komunitetit tonë të inteligjencës dhe përpjekjeve të Jemenit dhe forcave të tij të sigurisë, që kanë punuar ngushtë me Shtetet e Bashkuara”, ka thënë presidenti Obama.
Ministria jemenase e Mbrojtjes ka njoftuar më herët se al-Avlaki, një predikues radikal mysliman i lidhur me krahun e Al Qaedas në Jemen, është vrarë së bashku me disa bashkëpunëtorë të tij. Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara thonë se ai është vrarë në një sulm i CIA-s. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































