LAJMI I FUNDIT:

Vrapoi sipër Lamborghinit, sulmohet nga pronari i makinës që kushton 400 mijë euro (Video)

Vrapoi sipër Lamborghinit, sulmohet nga pronari i makinës që kushton 400 mijë euro (Video)

Pronari i një Lamborghini që kushton 400 mijë euro, është tmerruar kur një i ri vrapoi sipër makinës së tij, që ndodhej në një rrugë në San Francisko të Shteteve të Bashkuara.

Ai i është vënë pas, por nuk ka mundur ta zë, ndërsa është bërë i dhunshëm dhe e qëlloi, kur ai u kthye sërish dhe provonte të kalonte sërish mbi veturë, transmeton Telegrafi.


“E ke makinën e shpejtë, ik dhe largohu nga këtu”, i kanë thënë të pranishmit, ndërsa nuk dihen motivet e rastit.

Për më keq, ai kishte ndaluar sipër binarëve ku besohet se nuk është i lejuar parkimi. /Telegrafi/