LAJMI I FUNDIT:

Vrapimi për fillestarët: Atleti profesionist shpjegon gjithçka që duhet të dini

Vrapimi për fillestarët: Atleti profesionist shpjegon gjithçka që duhet të dini

Ndoshta synimi juaj për këtë vit është të merreni më shumë me sport, dhe pse jo, të jeni në gjendje që në fund të vitit 2018 të mund të vraponi deri në 10 kilometra.

Por mundësitë janë të mëdha se mund ta konsideroni veten se nuk jeni aspak vrapues, prandaj e keni në vështirë në fillim të dilni të vraponi dhe kështu synimi juaj mbetet vetëm dëshirë, transmeton Telegrafi.


Megjithatë, atleti anglez Ieuan Thomas ka zbuluar disa nga gjërat të cilat fillestarët duhet t’i dinë para se të fillojnë të merren me vrap:

Vendosni qëllime reale

Nëse dëshironi të vraponi një maratonë, por jeni një fillestar, atëherë më e preferueshme është të synoni të arrini diçka më të vogël.

Kjo pasi që qëllimet apo synimet reale ju mbajnë më të motivuar dhe janë më lehtë të realizueshme.

Shoqërohuni

Nëse vrapimi iu duket gjë e lodhshme dhe e mërzitshme, atëherë gjeni dikë për të vrapuar bashkë. Kjo i bën sesionet tuaja ushtrimore më të kënaqshme dhe iu jep mundësinë të njiheni me njerëz të rinj të cilët ju motivojnë t’i arrini qëllimet tuaja.

Mos e neglizhoni forcën dhe kondicionin

Ieuan shpjegon: “Peshëngritja shpeshherë lihet anash nga vrapuesit sepse brengosen që do të shtojnë shumë masë muskulore. Me programin e duhur, ju do të mund të shtoni forcë, por jo shumë muskuj, dhe kjo ju ndihmon të bëheni më të shpejt dhe t’i parandaloni lëndimet si pasojë e dobësisë”.

Blini rrobat e duhura sportive

Nuk ka gjë më të motivuese për të ushtruar sesa t’i vishni një palë rroba të reja vrapimi. Ieuan sugjeron të investoni në një palë rroba të mira vrapimi. /Telegrafi/