LAJMI I FUNDIT:

Vozitja e shpejtë nuk shkoi siç duhet, super-veturës iu shkëput pjesa e përparme (Foto)

Vozitja e shpejtë nuk shkoi siç duhet, super-veturës iu shkëput pjesa e përparme (Foto)

Shfrytëzuesit e rrjeteve sociale kanë shfaqur fotografitë e një Pagani të dëmtuar, në një rrugë të Britanisë së Madhe.

Nuk bëhen të ditura detajet, por është thënë se Zonda PS 760 ishte vozitur me shpejtësi të lartë, andaj iu shkëput pjesa e përparme, transmeton Telegrafi.


Deri më tani, nuk është shfaqur ndonjë rast i tillë i ki këtij modeli, andaj besohet se pronari kishte bërë ndonjë rikonstruktim me material jo adekuat.

Më poshtë mund të shihni pjesët e shkëputura, megjithëse nuk bëhet e ditur shpejtësia që e shkaktoi demontimin. /Telegrafi/