LAJMI I FUNDIT:

‘Vozit përgjegjshëm, jeta është në duart tuaja’

‘Vozit përgjegjshëm, jeta është në duart tuaja’

Këshilli i Ohrit për siguri në trafik të rrugëve në Ohër në kuadër të programit të parashikuar sot do të realizojë aktivitete edukative-parandaluese ‘Vozit përgjegjshëm, jeta është në duart tuaja’, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Përfaqësuesit e Këshillit dhe policisë, vozitësve drejt qytetit dhe në dalje të qytetit të Ohrit në drejtim të magjistrales në Kërçovë do të shpërndajnë fletushka edukative me këshilla praktike për siguri në vozitje.


Aksioni ka për qëllim që të ngritë vetëdijen te vozitësit që të respektojnë rregullat në komunikacion për siguri, vëmendje me udhëtarët dhe mjetet tjera transportuese. /Telegrafi/