LAJMI I FUNDIT:

Voziste me 180 kilometra në orë derisa kishte përpara edhe një fëmijë, për t’i ikur policëve (Video)

Voziste me 180 kilometra në orë derisa kishte përpara edhe një fëmijë, për t’i ikur policëve (Video)

Daniel Rawlings nga Bristoli i Anglisë, rrezikon burgun pasi voziti mbi shpejtësinë e lejuar, teksa kishte në pjesën e përparme të makinës edhe një fëmijë.

Policia i është vënë në ndjekje, derisa po lëvizte me 180 kilometra në orë, por e kanë pasur të pamundur ta ndalojnë, transmeton Telegrafi.


Vetëm pasi ia shpërthyer njërën gomë të Audi Q7, shoferi ka nisur të ulte shpejtësinë dhe të ndalonte ngadalë.

Më poshtë mund të shihni ndjekjen që i kanë bërë policët, pasi ai nuk bindej të ndalonte. /Telegrafi/