LAJMI I FUNDIT:

Votohet kundër uljes së akcizës për pijet joalkoolike

Votohet kundër uljes së akcizës për pijet joalkoolike

Komisioni për Buxhet dhe Transfere ka votuar kundër uljes së akcizës në lëngje nga 0.045 cent për litër në 0.005 cent për litër.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami në fillim të takimit ka thënë se kjo ka qenë kërkesë e bizneseve të cilat merren me prodhimin e lëngjeve, duke shtuar se kjo po bëhet për shkak të goditjes së tyre nga pandemia COVID-19.


“Qeveria ka marrë vendim për ndryshimin e tatimit të akcizës në lëngje dhe automjetet hibride. Sipas kërkesës së bizneseve akciza 0.045 cent në lëngje është shumë e lartë. Ministria e Financave propozon që të zbritet në 0.005 cent në litër. Ndikimi financiar për këto dy është 5 milionë euro në vit për lëngje dhe 11 mijë euro për vetura”, tha Bajrami.

Por, lidhur me këtë, anëtarët e Komisionit shprehën rezervat e tyre për shkak të ndikimit që mund të ketë kjo në buxhetin e shtetit.

Deputeti nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza rekomandoi për kujdese për shkak se ulja e taksave.

“Ne duhet të kemi kujdes në gjetjen e ekuilibrave për të mos i dëmtuar të hyrave”, tha ai.

Propozohet ulja e normës së akcizës për lëngjet dhe për veturat hibride
Lexo po ashtu Propozohet ulja e normës së akcizës për lëngjet dhe për veturat hibride

Kurse, Hekuran Murati nga LVV, tha se ndihma për prodhuesit vendës duhet të ekzistoj për prodhuesit e sidomos në këtë kohë.

“Dihet që për shkak të MSA-së ne nuk mund t’i favorizojmë prodhuesit tanë. Sa i përket akcizës për veturat hibride edhe unë e mbështes”, tha Murati.

Deputetët kërkuan që Qeveria të jap opsione të reja sa i përket kësaj çështje duke i ndihmuar prodhuesit vendës.

Kujtojmë se Bajrami kishte njoftuar se ka propozuar që të ulet norma e akcizës për lëngjet dhe për veturat hibride. /Telegrafi/